“Lëvizja në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas. Kalimi tashmë do të bëhet me pagesë”, raporton gazetarja Greta Haskaj.
Tarifat janë të ndryshme në varësi të mjeteve. Ato variojnë nga 100 lekë për motoçikletat, 250 lekë për veturat e deri në 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për mjetet e emergjencës, lëvizja do të jetë pa pagesë.
Tuneli i Llogarasë lidh segmentin Dukat-Palasë dhe shkurton ndjeshëm kohën e lëvizjes drejt bregdetit. Ky investim është 5.9 km i gjatë dhe përshkohet për vetëm 7 minuta, ndërsa më parë nga rruga e vjetër udhëtimi zgjaste 30 minuta.
Tuneli i Llogarasë është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore të viteve të fundit në vendin tonë, ndërsa është më i gjati në Shqipëri. Ai u hap për qarkullimin më 24 maj të vitit të shkuar, duke lehtësuar lëvizjen nga Vlora drejt fshatrave të Bregut. Kjo vepër infrastrukturore i ka dhënë një tjetër hov turizmit në jug të vendit, ndërsa është zgjedhur nga miliona vizitorë e turistë të huaj gjatë këtyre dy sezoneve verore.
Lini një Përgjigje