Miratohen tarifat për tunelin e Llogorasë, kush do të paguajë dhe kush përjashtohet

3 Tetor 2025, 17:36Ekonomia TEMA
Miratohen tarifat për tunelin e Llogorasë, kush do të

Kanë hyrë zyrtarisht në fuqi tarifat që do të zbatohen për përdorimin e tunelit të Llogorasë, duke finalizuar kështu procesin për fillimin e pagesave nga përdoruesit e rrugës. Vendimi është formalizuar përmes një Udhëzimi të Përbashkët të nënshkruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Udhëzimi, i cili ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, detajon tarifat e ndara në pesë kategori të ndryshme automjetesh, me çmime që variojnë nga 100 lekë deri në 5,000 lekë. Të gjitha tarifat e përcaktuara përfshijnë edhe TVSH-në.

Skema e detajuar e pagesave për tunelin e Llogorasë

Skema e pagesës është e diferencuar sipas llojit dhe madhësisë së automjetit:

100 Lekë: Për motoçikleta dhe mjete të ngjashme me dy rrota.

250 Lekë: Për makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta të shpërndarjes (dy boshte, lartësi deri në 1.30 metra).

500 Lekë: Për makinat e pasagjerëve me rimorkio ose karavan (më shumë se dy boshte, lartësi deri në 1.30 metra).

1,000 Lekë: Për furgonë, minibusë dhe automjete të mesme (dy ose më shumë boshte, lartësi mbi 1.30 metra).

5,000 Lekë: Për automjetet e rënda me tre ose më shumë boshte, si autobusë dhe kamionë me shumë rimorkio (lartësi mbi 1.30 metra).

Tarifat me parapagim (abonim) për përdoruesit e rregullt do të përcaktohen gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi.

Kush përjashtohet nga tarifat

Udhëzimi i ri përcakton gjithashtu një listë automjetesh dhe përdoruesish që përjashtohen plotësisht nga pagesa, kryesisht kur janë në kryerje të detyrës funksionale:

Policia Rrugore, autoambulancat dhe forcat zjarrfikëse.

Mjetet ushtarake dhe ato të NATO-s.

Mjetet e punonjësve të ARRSH-së ose Entit Kombëtar të Operimit Rrugor gjatë detyrave.

Personat që gëzojnë statusin e invalidit, kur automjetet i përdorin për nevoja personale.

Në kuadër të sigurisë, udhëzimi ndalon prerazi përdorimin e Tunelit të Llogorasë nga mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme.

Për zbatimin e tarifave dhe operimin e tunelit, janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Operimit Rrugor dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ky vendim shënon fillimin zyrtar të kalimit me pagesë në një nga akset më të rëndësishme inxhinierike dhe turistike të vendit.

28 Komente

  1. K
    Kuazi

    Ka shume makina 4-5 vendeshe tip xhipi por edhe jo, qe jane me te larta se 1.3 m, jane aty tek 1.4 - 1.7 m dhe me 2 boshte. Dmth do paguajne 1000 leke ???? Hajde matrapazllek hajde. Po pse?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shoferi

      Sepse ndotin me shume dhe meqe jane makina te medha kursejne me shume para duke shkurtuar rrugen ne tunel. Ndryshe ti bihen nga llogaraja qe e kane falas por do lene lesht rruges.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tung

        Ku i merr sufllaqet ti? 50000 leke autobuzi qr. kot se kane bere 1M. Autobuzat te tere nga llogaraja ishalla.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gim

          Trau rshte para hipjes per llogara. Dhe llogaraja ne bythe i ka tarifat. Bjeri mga delvina thuaj

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ilir

          Me cfare fondesh u ndertua? Nese fonde publike, perse duhet ta paguajne prape sa here kalojne shqiptaret? Pastaj, makinat ne pergjithesi jane mbi 1,40...kush ka Ferrari... paguan 250,ndersa 500 nje makine.... te themi nje familjare 1.60 e larte... shume inteligjence ne keto llogaritje... KARAGJOZE dhe... hajdute qe futin duart ne xhepat e qytetareve.

          Përgjigjjuni
        3. P
          Pirdhni se liroheni

          Ka mbetur pa para Zaho, i duhen edhe keto qin-darka, popull kar qe vetem paguan dhe rripet si kec e nuk ben as gek as mek.

          Përgjigjjuni
          1. T
            TuneliBeles

            1.3m nuk eshte lartesia e makines por lartesia qe matet mbi aksin e pare, dmth nga piketakimi i gomes ne asfalt pingul deri ne pjesen e siperme te kofanos. Te pakten keshtu matet pagesa ne autostradat italiane.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zuzari

              O ju shofte mortja, me te reja , a te vjetra saktesoeni. Ajde profesioniste leshi ju engert mamluku i Tropojes.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bela-ja e e-Dramës

                Ehhh të lumtë g.... moj Bela. Bela e madhe paske qenë. E bone ene këtë punë si tuneli jot...

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Petrit

                  Per Rrugen. e kombit Nuk e bete keshtu , Perse ??????

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Accidentally_genius

                    Me rrofshi bolet o shypytar..e motrat ne goje

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sander

                      edhe ty ta qifte familjen gjithe shqiptaria me nje deshire dhe nje qellim jo by accident

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tanz

                      Me nje fjale veturate Kane 250 leke?

                      Përgjigjjuni
                      1. 2
                        22

                        Kurse per tunelin e Kalomashit qe e lidh me Kosoven, trau i gjatoshit ka dabël çmime.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Realisti

                          Une propozoj( dhe e kam seriozisht),qe ata te cilet jetojne ne Palase Dhermi sidomos, te kalojne pa paguar. Ka njerez me nevoja te ndryshme qe duhet te kalojne shpesh aty ,si psh ne spitalin e Vlores ( ndonje dialize e te tilla nevoja), dhe per te varferit eshte e paperballueshme. Pastaj , pse quheni te majte o Rama? E majta gjithmone duhet tu dal ne ndihme njerezve me nevoje. Me qen te djathte hajde de...!

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            enter””

                            Shqipo rrjep shqipon Njera koke e shqiponjes ha tjetren

                            Përgjigjjuni
                            1. x
                              xoni

                              Nuk ka rrugë dhe tunel në botë që të paguhet 50 euro për kalim....ky është një turp i madh....

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                R H

                                U dhjefsha tunelin

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironci

                                  Ti o R H, jam i sigurte qe as ke makine e as shkon ndonjehere ne Jug, po mos kalo o lummadh nga tyneli ik nga Llogaraja aty e ke… po nuk thua shyqyr qe u be dhe te pguash 2500 leke te vjetra nuk eshte asgje se aq te shkon karburant e frena or mik.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Al

                                    S’bohet llogaria ashu o tironso.. na I moren ihere leket e gomave dhe te frenave qe e bene.. pse po na I marrin prape? Perndryshe te kishin rregullu ate te llogarase. Po eshte bo me para publike aksesi i publikut duhet te jete falas. i kane pagu ihere Shqiptaret leket.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      aleksander

                                      Tironci flasim ne vere prape dhe mos e harro kete qe shkruajte ketu, , kur te bllokohesh ne trafik ne mes te vapes me ore te tera , dale sa te vije vera

                                      Përgjigjjuni
                                      1. e
                                        e verteta

                                        shikoje vitin tjeter sa do rritet 250 lekeshi.keshtu e fillojne qe njerezit te vazhdojne te flejne dhe pastaj si te hapet pak,nuk ka gje qe nuk i hyn ketij populli mjeran.

                                        Përgjigjjuni
                                    2. I
                                      Inxhinieiri

                                      Tuneli eshte ndertuar me taksat e publikut. Ku eshte drejtesia e kesaj takse?! Njerzit duhet te ngrihen per te mbrojtur pasurine e tyre dhe te ndalojne qeverine te shtoj nje taks tjeter per xhepat e tyre te brishte.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fpa

                                        Kush udheton me autobus(?) fukarenjte pensionistet .. Plazhet I kane mare investitoret strategjike e nuk shkojme dot, autobusi do te rrise bileten..dhe plazhet (?) asqe do t'i shohim dot. Bravo moj e mbesa krenare e Beqir Ballukut...moret votet( kaluat lumin) dhe tani ....( te q... kalin). Te na I kishit thene qe ne fushate se na gjete te pergatitur...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tomorri

                                          U grabitën tokën dhe ujin Himarjotëve dhe tani u kërkojnë të paguajnë për tunelin. Turp, shtet i degjeneruar

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Q
                                            Qamili

                                            Po shihni a ditezinj sa tunele me pagese ke me bote dhe pastaj flisni. Nuk thoni shyqyr me kaq se ka nje vit qe nuk paguajme kokrren e lekut. Apo harroni koston e mirembajtjes. Si nuk folet njehere parc po mbrapsh flisni e shani.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Al

                                              Qamilo… ato neper bote ti ben privati e ti pagan kur e perdor. Kte e ka bo populli me leket e veta. E kape?

                                              Përgjigjjuni
                                            2. a
                                              aleksander

                                              e kam mbeshtetur kete te gjatin per shume kohe , por ky perfiton se eshte gjalle ai gogoli i viçidolit, ketij i ka ikur kosherja me kohe, te pakten ndro emrin e partise o debil se vetem parti sociale nuk eshte ps-ja, ky bastard po punon vetem per oligarket ne shqiperi, rruget me pagese jane tmerri i shofereve, jo vetem per nga te hollat qe paguan , por eshte nje bllokim rrugesh qe do te krijoje trafik shume te madh neper rruget e shqiperise.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje