Të ardhurat nga emigrantët vazhdojnë të jenë një mbështetje e rëndësishme për ekonominë e vendit tonë, por edhe për familjet shqiptare. Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, remitancat kanë sjellë në vend 532 milionë euro, me një rritje prej 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se rritja është e qëndrueshme.Ndërsa gjatë tremujorit të dytë, të ardhurat që familjet shqiptare kanë përfituar nga emigrantët u rritën në 281 milionë euro, nga 268 milionë në 2024 dhe 230 milionë në 2023.
Ky trend reflekton jo vetëm ndihmën direkte ndaj konsumit familjar, por edhe ndikimin në qarkullimin e parasë dhe ekonominë vendase. Një tjetër burim i rëndësishëm janë edhe të ardhurat nga punësimi i shqiptarëve jashtë vendit. Në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas Bankës Qendrore, ato arritën në 178 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur regjistroheshin 161 milionë euro.
Këto shifra konfirmojnë se emigracioni vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në financat e vendit, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë dhe fuqizimin e konsumit të brendshëm përgjatë viteve të fundit.
Shoke te "Njesitit Gueril" ky kllufi Sejko Guvernator para do dhe na tregon perralla qe jane rritur Remitancat te na thote qe nuk jane para te punes me djerse por para droge, porosia e Edit CEO i Oligarkeve per legalizimin e parave te krimit po behet cdo dite realitet.
Ore mjeshtra, po mire o trapa po kaq te veshtire e keni?? te pakten kontrollini titujt e artikujve qe shkruani, 532 miliarde euro ??? !!!!!!
Miliarde apo milion se lemsh e keni bere
O budallenje 523 miljon e jo miljard . Po te ishin miljard asnje shqiptar s'do punonte per 30 vjete .
Nuk ka gje se vetem ca zero ka ngaterruar gazekari. Nuk besoj qe banka ka kaq elifmatrake qe te ngaterrojne millionet me miliardet. Po te jete keshtu na paska marre lumi.
DROGA E EDI RAMES PO MOS U MERZUT SE NUK E KE TE GJATE EDI
O gazeta tema shkruani artikujt mire " nuk ka shanc qe reminitancat te jene 532 miliard euro".Keshtu thote artikulli ne fjale.Mos e humbni reputacionin me keto shkrime" qe vetem gallate krijojne.
korigjoni shpejt.