“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, Standard & Poor’s rikonfirmon vlerësimin në “BB” për Shqipërinë

20 Shtator 2025, 13:20Ekonomia TEMA
“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, Standard &

Ecuria e ekonomisë shqiptare është pozitive dhe e qëndrueshme.Agjensia Ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings” ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke konfirmuar gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”.

Përsa i përket rritjes ekonomike S&P parashikon një zgjerim të PBB-së me rreth 3.6% në vitin 2025, e nxitur nga shpenzimet e familjeve që mbështeten nga rritja e pagave. Për periudhën 2026-2028, agjencia parashikon që rritja e PBB-së të jetë mesatarisht 3.5% në vit.

Ndërkohë që turizmi konsiderohet si një ndër shtyllat kyçe që do të vijoj të japë kontribut kryesor në rritjen ekonomike. Një shtysë e fortë për ekonominë vlerësohet nga agjensia Standart and poor’s edhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku aktualisht janë hapur 24 nga 33 kapitujt e negociatave, duke përfshirë edhe klasterin e Konkurrencës dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse.Ndërsa në këtë kuadër Komisioni Evropian ka aprovuar gjithashtu 920 milionë euro financime për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor prej 6 miliardë eurosh.

Në raport vlerësohet ndër të tjera edhe konsolidimi fiskal.Agjencia parashikon që deficiti i qeverisë së përgjithshme të jetë mesatarisht rreth 2% e PBB-së deri në vitin 2028, duke mbajtur borxhin publik të qëndrueshëm dhe në një trajektore graduale rënëse në rreth 51% të PBB-së në vitin 2028. Vlerësimi i S&P është një element i rëndësishëm për investitorët ndërkombëtarë pasi konfirmon se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme./abcnews.al

4 Komente

  1. C
    Christian judging

    Sa miliona keni paguar per keta te Standard and Poor's per kete gjoja lajm?! Vari leshte qeverisje! 35 vjet njesoj!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamēndje

      Standart and poor's fitsh moody's jan tre agjensi parashikuese tē ekonomis ku shumicēn e rasteve me Greqin, apo sē fubdi me Francēn.Duhet ditur qē mospagesa punonjësve tē rtsh-s, tregon qart krizēn ekonomike qē po kalon vēndi.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Balonë tauke

        E ka blerë Rama edhe "Standard

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Ore po sa frike e paskan keta nderkombetaret Ramen qe paska kaq fuqi qe ti bleje ? O berishist nuk e mbuloni dot ndryshimet qe ka pesuar Shqiperia qe nga 2013 .Populli e ka kuptuar gabimin qe beri 1990 duke i dhene voten saliut .Ruani qetesine nuk vini me ne pushtet deri sa tu dalin prape dhembet e qumeshtit .Rama kryeminister deri ne vitin 2050 .plasni .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje