Tenderi për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat është mbyllur pa ankesa, duke i hapur përzgjedhjes që kompanisë që do të kryejë punimet.
Hapja e procedurës së prokurimit publik, me një fond limit prej 107.6 mln lekë u bë pas mbylljes së qarkullimit të automjeteve, për shkak të gjendjes së themeleve të saj. Sipas raportit teknik të përgatitur në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, pilotat mbajtëse të urës janë ekspozuar dhe gërryer 3 - 5 metra, për shkak të erozionit dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të shtratit të lumit.
Kontrata që synohet të lidhet parashikon betonimin dhe mbrojtjen e pilotave, vendosjen e blloqeve të lidhura (gabioneve) për stabilizimin e shtratit, si dhe pastrimin dhe nivelimin e zonës përreth themeleve. Sipas parashikimeve, këto masa do të zgjasin jetëgjatësinë e urës për të paktën 5 deri në 10 vjet.
Në dokumentet e tenderit, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se pas përfundimit të procedurës së prokurimit, punimet do të nisin menjëherë, duke pasur parasysh se ndërhyrja klasifikohet si emergjente. Ndërkohë që, sipas grafikut të punimeve, parashikohet që ndërhyrja të kërkojë 8 javë.
Ura e Milotit ndodhet në aksin rrugor Milot - Lezhë dhe është një nyje kyç në këtë aks kombëtar. (Ola Mitre)
Përse u lejua që gryerja të shkonte deri në rrezik shëmbje ,ku ishin organet që e kanë për detyrë mbrojtjen e këtyre objekteve me rëndësi të lartë.Kjo tregon pa përgjegjshmëri të lartë që organet e drejtësisë dhe prokuroria duhet ti penalizoi. Eshtë skandal që tani duhen miljona për ta riparuar.
Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com
5 DERI NE 10 VJET ? PO SI SKENI TURP ? BEJENI ORE PERGJITHMONE SE SU NGOPET DUKE VJEDHUR