Shqipëria ka përfunduar punimet infrastrukturore të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës –Rinas.
Projekti tashmë është në fazën e ndërrimit të stacioneve hekurudhore, ndërsa pritshmëritë janë që kjo linjë, e cila do të jetë elektrike parashikohet të jenë në funksion në vitin 2027. Por pse projekte të tilla po marrin kohë për t’u përfunduar? Drejtuesja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ka një përgjigje.
“Kur dëgjoj të thuhet se “projektet po zgjasin shumë”, më lind natyrshëm pyetja: “shumë, krahasuar me çfarë?” Mund të duket kohë e gjatë por projektet e mëdha infrastrukturore janë të ndërlikuara dhe kërkojnë kohë prandaj, zbatimi i tyre zgjat me vite, e në disa raste edhe me dekada. Ajo që mund të duket si një kohë e gjatë këtu, në fakt është më e shpejtë se sa në shumë vende të tjera, përfshirë edhe ato të Evropës Perëndimore apo SHBA. Për shembull, linja e re Elizabeth në Londër u miratua në vitin 2007, ndërtimi filloi në vitin 2009 dhe u bë plotësisht funksionale në vitin 2023, kur unë tashmë isha larguar nga Londra dhe jetoja në Shqipëri. Kjo do të thotë 16 vite. Dhe kjo ndodhi në një vend me burime shumë më të mëdha dhe me ekspertizë më të gjerë e të gatshme për projekte të tilla.
Duhet të vlerësojmë siç përmenda kompleksitetin, impaktin në mjedis, njerëzit që jetojnë në këto zona. Këto vlerësohen me shumë kujdes dhe në mënyrë metodike dhe janë investime që kërkojnë financime të mëdha prandaj mendoj që në Shqipëri këto projekte po ecin me ritme të shpejta. Dhe ajo që kemi parë është progresi i dukshëm, nga linja e parë hekurudhore që financuam së bashku me Qeverinë Shqiptare dhe BE-në, linja hekurudhore Tiranë-Durrës, e cila filloi ndërtimin në vitin 2021, sot po përparojmë me 3 linja dhe ky është rezultat i rritjes së kapaciteteve implementuese dhe rritjes së ekspertizës në përgatitjen e projekteve të Hekurudhës Shqiptare dhe gjithë grupeve të përfshira”, tha Solovova gjatë një interviste për Vizion Plus.
Më herët autoritetet shqiptare kanë apeluar për një shkurtim të afateve të procedurave për projektet me financim të huaj. Parashikohet që në vijim më shumë fonde nga buxheti i shtetit të përqendrohen në realizmin e investimeve të tilla hekurudhore.
Ta them unë krahasimin! Hekurudha e parë shqiptare Durrës-Peqin 47 km ,mbaroi në vitin 1947. 2 vjet mbas mbarimit të luftës së dytë botërore !!! Në atë kohë Shqipëria kishte 800 mijë banorë dhe vetëm kazma e lopata. Dhe pa ndihmën e EU. Llogaritë bëjini vetë.
Jeni shtet i pordhet…..edhe kosova ju len mrapa…..shteti i sali shkaut, ilir kriminelit dhe me kulture te baba mondit…haha….manekenit te shqiperise.
“ zonja” ka shume te drejte. Ne zvicer do marri 20 vjet te hapin 50 km tunel… i gjithi totalisht gur. Ne suedi- norvegji do marri 30 vjet te hapin 100 e ca km tunel… ne merzitemi perse nuk bejme dot nje hekurudhe 30 km ne RRUGE TE DREJTE e jo me sikur t’i permendim “ zonjes” se impakti( ‘ndikimet’ ne shqip o pordhace) hekurudhor eshte studjuar paraprakisht dhe nuk i mungon asgje , ketu e nja 10 vjet, pasi ndryshe nuk levronte be-ja asnje kokerr leku. Ndaj, o karakurva dhe njerez pa indetitet, keto genjeshtra ik e thuaja atij idotitit qe eshte zhgrap nga kero pune e jo publikut( asgje personale me zonjen, thjesht vlersim mbi cfare na thote) . Tema, meqe krijuat nje lloj kontakti me shefen e propagandes hekurudhore, mund ta pyesni se a ka shans te levroje fonde be-ja pa u verifikuar paraprakisht dosja mbi ndikimet mjedisoro-njerzoro-sociale, si dhe sa vite i duket normale “ zonjes” te ndertohet nje stacion ( godine). Qe t’ua bej njecik me te lehte, i thoni “ zonjes” se ne aeroport u ndertua nje parkim 700 vendesh ,dy kate nen toke , pa ndaluar puna e pa u nderprere qarkullimi, per 6 muaj. Kesaj sa i duhet te ndertoje nje stacion mbi toke e me 1/100 e kaçacitetit qe permenda. Kur ta pyesni e kur t’ju pergjigjet… mos e shani ju se e shajme ne dhe per ju haaa.
Cfare impakti re impakti. Hekurudha qe beme thote tocja. Po e njejta trase e Enverit u shfrytezua. Hoqen nje pale traversa hodhen ça cakull dhe nderruan disa shina ( ato qe shpellaret nuk derguan ne skrap). Stacionet jane privatizuar dhe Lul koqja e shkaterroi stacionin qendror te Tiranes. Tani kjo zonja mori rroge nje 20 vjet ne Londer do marre rroge edhe nja 20 vjet ne Tirane sa te bleje ndonje vile dhe do dale ne pension. Dhe Shqiperia prap pa hekurudhe do jete.