Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata e dytë - Ndërtimi i 8.5 km nga Kashari në Vaqarr do kushtojë 5.9 mld lekë

13 Shtator 2025, 12:40Ekonomia TEMA
Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata e dytë - Ndërtimi i 8.5 km

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën për lotin II të bypass-it të Tiranës, duke i hapur rrugë nisjes të punimeve. Marrëveshja është nënshkruar me bashkimin e operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.p.A.”, me një vlerë prej 2.73 mld lekë, me TVSH dhe parashikon ndërtimin e një segmenti rreth 4 km.

Për lotin I të këtij projekti, ARRSH nënshkroi pak ditë më parë kontratën me kompaninë “4 A-M”, me vlerë 3.15 mld lekë, me TVSH. Dy lotet së bashku kanë një gjatësi prej 8.5 km që mbulojnë segmentin Kashar–Vaqarr, një pjesë kyçe e bypass-it, ndërsa kosto për ndërtimin e tyre shkon në rreth 5.9 mld lekë.

Bypass-i i Tiranës ka një gjatësi totale prej 21.6 km dhe konsiderohet ndër projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, pasi do të lidhë direkt autostradën Durrës–Tiranë me Tiranë–Elbasan, duke shmangur hyrjen e trafikut tranzit në kryeqytet.

Edhe pse përmbyllja e plotë kërkon tenderimin e pjesëve të mbetura, ndërtimi i Kashar–Vaqarr (lotet I dhe II), së bashku me lotin Kashar–Lekaj të Autostradës Milot - Fier, i cili përfshin 7 nga 8.5 km e tenderuara të bypass-it, pritet të mbyllë të gjitha hallkat e korridorit Adriatiko–Jonian.

Përveç lehtësimit të qarkullimit, projekti pritet të sjellë përfitime mjedisore dhe urbane: devijimi i trafikut të rëndë jashtë Tiranës do të reduktojë ndotjen e ajrit, ngarkesën në rrugët brenda qytetit dhe rrezikun e aksidenteve.

7 Komente

  1. P
    Punë m...

    Punë e lenë në mes,nuk e çojnë deri tek ura e peshkatarit por do të bëjnë edhe dhjetë tendera edhe tridhjetë inagurime deri sa të vdesim në trafik.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti Sala

      Po kompetent ke shum te drejte . Pall kari

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toç

      O i sëmurë pse shkruan pa lidhje?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        Prit gomar te mbije bare! Do te jene gati ne vitin 2050!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dritan

          Vjedhje te mbara

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parruca

            Po mire qe vjedhin por bejne dhe pune gjysmake. Me kete bypass dhe perfundimin e Korridorit te 8, trafiku nga Tirana, Veriu e Kosova drejte Jugut nuk do kaloje me ne Durres por ne Elbasan. Por nderkohe ne Elbasan autostrada me 2 korsi perfundon ne 2 rreth-rrotullime njeri-pas tjetrit, ku midis te dyve kamionet e larte duhet te vihen mes 2 korsive kur kalojne poshte ures se trenit. Nderkohe bypassi i Elbasanit dhe Korridori Blu jane vetem nje ide per momentin.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bela-ja e e-Dramës

            Eh të lumtë pjeshka moj Belah, që i kalove standartet nga 1M euro për Km e çove 7... Prite kur t'a çosh 10. Kaq gropë të madhe ke moj Belah sa nuk po të mbushet !!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje