Do të vijnë trenat? Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

11 Shtator 2025, 22:10Ekonomia TEMA
Do të vijnë trenat? Hapet tenderi për elektrifikimin e

Qytetarët do mund të udhëtojnë me tren nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas vitin e ardhshëm. Me shtrimin e trasesë Hekurudha Shqiptare ka hapur edhe tenderin për “Elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës–Tiranë dhe lidhjen e re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”.

Sipas procedurës së publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që financon pjesën dërrmuese të projektit, elektrifikimi do të zhvillohet në dy faza.

“Faza e parë përbëhet nga propozimi teknik si dhe një listë devijimesh nga kërkesat e dokumenteve të tenderit ose zgjidhje teknike alternative me arsyetimet përkatëse që përmbushin objektivat bazë të projektit. Faza e dytë përfshin propozimin teknik të përditësuar, duke përfshirë të gjitha ndryshimet e kërkuara, të regjistruara në memorandum ose të shkaktuara nga ndryshime të dokumenteve të tenderit pas dorëzimit të fazës së parë”.

Aktualisht, përveç trasesë së linjës hekurudhore, po punohet edhe për ndërtimin e stacioneve të kësaj linje hekurudhore. Hekurudha Tiranë–Durrës dhe degëzimi drejt Rinasit kanë një gjatësi prej 39 kilometrash. Trenat do të jenë elektrikë dhe do të përshkojnë distancën për 22 minuta. Në total do të ndërtohen 11 stacione përgjatë gjithë linjës.

Ky projekt fillimisht u financua me një kredi prej rreth 70 milionë eurosh nga BERZH, ndërsa në fillim të këtij viti qeveria kërkoi një shtesë prej 40 milionë eurosh për të mbyllur punimet.

Sipas qeverisë, kjo shtesë u kërkua për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit, që e kanë shtuar ndjeshëm koston, ndërkohë që një pjesë e saj do të përdoret për ndërtimin e stacioneve. (A2)

5 Komente

  1. v
    viktor

    Prit gomar të mbi bar...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sander

      po viktor prit dhe pak

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajduta me çizme

      Po pse kur u kerkuan 70 milion nuk e dinit qe duhen edhe stacione???? Pastaj çne tani para te tjera per elektrifikim???? Po pse me qymyr do ta ndertonit kete qe po ndertoni???

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vjosa

        S'kini turp , 39 km - 15 vjet , 2,5 km në vit. Njerëz e kuadro të pa aftë.Pse stacionet dhe linja nuk u bënë paralelisht me trasen? Tani do presim të miratohet fondi për linjën elektrike dhe pastaj për stacionet dhe në 2030 do filloj udhëtimi me tren.Për 22 minuta thotë Ballukja dhe janë 20 stacionenga dy minuta stacioni ,minimumin = 40'. 22 min'rruga =62 ' teorikisht ,po shohim e bëjmë pastaj.Z.RAMA HIQ BALLUKEN NGA AI POZICION .

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhambazi

          Hajt se do t ia gjeje vendin Belinda

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje