Muaji gusht ndaj vitit 2025 ka sjellë një shtysë të konsiderueshme për të ardhurat fiskale të Shqipërisë: 38.5 miliardë lekë, një rritje prej 6.5 % krahasuar me gushtin 2024 dhe 14 milionë € mbi planifikimin buxhetor.
“Shkaku kryesor i kësaj rritjeje lidhet me sezonin turistik dhe konsumin më të lartë për frymë. Krahas kësaj, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe formalizimi i ekonomisë, që ka sjellë më shumë tatime të arkëtuara”, u shpreh Gjergji Tafa, konsulent biznesi.
Edhe për 8-mujorin e vitit 2025, të ardhurat tatimore arrijnë në 188.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 36.4 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar një tregues i qartë i forcimit të administrimit fiskal dhe të efektit të formalizimit ekonomik.
“Kjo performancë tregon se turizmi nuk është vetëm një burim i vlefshëm ardhurash, por edhe një mundësi për të fuqizuar kontrollin e transaksioneve fiskale dhe për të zvogëluar informalitetin”, shtoi Stafa.
Turizmi dhe formalizimi i ekonomisë po reflektohen direkt te arritjet fiskale duke sjellë jo vetëm rritje mbi pritshmëritë buxhetore për gushtin, por duke forcuar pozicionin fiskal të vendit për muajt në vijim.
Lini një Përgjigje