Bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë në Tiranë prej muajit gusht do të nisin të paguajnë 50% të detyrimit të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.
Përfitues të kësaj lehtësie fiskale për Tiranën do të jenë edhe shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara. Këto kategori do të lehtësohen në masën 50% edhe për tarifën e pastrimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore konfirmon se kanë hyrë në fuqi ndryshimet fiskale për këto kategori të miratuara në vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar.
Teksa kategoritë përfituese të zbritjes së detyrimit për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe të tarifës së pastrimit, për përfitim duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave vendore dokumentacionin përkatës.
Konkretisht pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.
Ndërsa për shoqatat përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.
Përfaqësuesi juridik i shoqatës duhet të depozitojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit.
Për pagesat e detyrimeve vendore bizneset në Tiranë kanë afat për pagimin e tyre deri në 31 Maj nga 20 Prill që ishte më parë afati. Ndryshimet erdhën pas hyrjes në fuqi të vendimi nr. 59, datë 24.07.2025, i Këshillit Bashkiak Tiranë.
Mbështetur në ndryshimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak, po ashtu çdo detyrim i ri paguhet brenda 15 ditësh nga lindja e tij. Ndërsa për bizneset e reja, pagesa nis nga muaji i regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Gjithashtu prej muajit gusht tatimpaguesit njoftimet për detyrimet vendore përveçse nëpërmjet postës elektronike, njoftohen edhe nëpërmjet e-Albania.
Deri më tani ky shërbim ishte i orientuar kryesisht për bizneset, por tashmë është zgjeruar edhe për qytetarët që zotërojnë njësi tregtare apo pasuri të tjera të përdorura për aktivitet ekonomik.
Ky shërbim u jep mundësinë përdoruesve të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale mbi vlerën e përditësuar të detyrimeve të tyre vendore, përfshirë penalitetet për pagesat e vonuara.
Nga taksa mbi ndërtesën, truallin dhe tokën bujqësore, deri te tarifa e pastrimit, taksa e tabelës apo shfrytëzimi i hapësirës publike çdo detyrim shfaqet i detajuar sipas vitit, shumës dhe këstit./ D.Azo/monitor.al
https://thedon.me/ is your go-to destination for premium digital products and services. From Amazon Store cards, BestBuy Store Card, Target Store Card, Apple Music, Xbox Game Pass, Turnitin Pro, Visa prepaid cards, and PayPal verified accounts to streaming services like Netflix, Spotify Premium, Hbo Max, Shahid Vip, Hulu, TV4 Play, Fubo TV, UFC Premium, ESPN Plus, Paramount Plus and YouTube upgrades, we’ve got you covered. Explore powerful tools like ChatGPT, ChatGPT Pro, Adobe Creative Cloud upgrades, Photoshop, and Google One Drive unlimited storage (lifetime). Looking for IPTV, VPNs like NordVPN, or even OnlyFans access? We’ve got it all. Plus, our range includes crypto payment options, food and shopping accounts, cloud storage, and various digital methods to simplify your lifestyle. Whether you're after USD-based accounts, verified services, or lifetime access, https://thedon.me/ delivers secure, affordable solutions—all in one place.