Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) ka kualifikuar dy projekte në sektorin e gazit për financim nga donatorët dhe bankat ndërkombëtare të Zhvillimit.
Bëhet fjalë për projektet “Depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre” me kosto 75.3 milionë euro dhe Linja e Transmetimit të Gazit Fier-Vlorë 17.4 milionë euro.
Projektet synohet të zhvillohen përgjatë 4 viteve në vijim me synimin për tu përmbyllur rreth vitit 2030 deh aktualisht janë në fazën e përgatitjes.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende në Evropë që nuk janë të lidhura me sistemet ndërshtetërore të transmetimit të gazit. Sektori i gazit në Shqipëri ka qenë në rënie të vazhdueshme. Prodhimi vendas i gazit nga 1 miliardë metra kub në vitin 1982 në vitet e fundit është vetëm 0.01 miliardë metra kub. Shumica e tubacioneve ekzistuese të gazit janë të vjetra në gjendje të keqe, ndaj lind nevoja për një sistem transmetimi dhe shpërndarjeje gazi krejtësisht i ri. Me përjashtim të tubacionit të rinovuar nga fusha e gazit Delvinë në rafinerinë në Ballsh, infrastruktura e gazit është jo funksionale dhe do të kërkonte rehabilitim përpara se të vihej në funksion.
Sipas informacionit zyrtar të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor objektivi i depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre do të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë të sistemit të gazit të Shqipërisë, duke përmirësuar furnizimin me gaz për vendin, nëpërmjet ndërtimit dhe funksionimit të magazinimit nëntokësor.
Këto investime do të plotësojnë furnizimin me gaz që buron nga Lindja e Mesme dhe Rajoni Kaspik nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Sektori i energjisë elektrike në Shqipëri do të përfitonte nga shtimi i një kapacitetit gjenerimi jashtë orarit të pikut dhe do të plotësonte prodhimin hidroenergjetik në periudha me kushte të pafavorshme hidrologjike.
Depozita e gazit në Dumre mundëson ndërtimin dhe funksionin e HEC-ve me gaz. Nëse kjo do të arrihet në afate duke filluar nga viti 2030, importet e energjisë elektrike nuk janë më të nevojshme dhe Shqipëria do të ketë kapacitet të tepërt për eksportimin e energjisë elektrike.
Mirëpo çështja kryesore është nëse do të ketë investime të mjaftueshme në infrastrukturë për të sjellë gazin në treg dhe qëndrueshmëria ekonomike e investimeve të tilla. Projekti i parë i transmetimit të kualifikuar nga donatorët është Fier -Vlorë me rreth 17.4 milionë euro.
Gazi që do të kalojë përmes TAP dhe më pas një rrjeti shqiptar dhe do të mbushë kapacitetin e magazinimit mund të vijë nga pellgu i Kaspikut. Projekti përfshin konkretisht ndërtimin e një tubacioni gazi natyror rreth 40 km, i cili do të lidhë TEC-in e Vlorës me TAP-in. Përveç kësaj, TEC-i i Vlorës do të konvertohet për të përdorur gaz natyror si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë elektrike në vend të naftës./Marrë nga Monitor
Dy gabime te medha benr qeveria jone: mosvenien ne pune te TEC-it te Vlores dhe dyta nuk investon per shfrytezimin e gazit natyror ne vendin tone si Povelca ne bregdetin Fier dhe vendburime te tjera. TEC-i Vlores ka shume vite qe eshte ndertuar dhe sot kendojne sorrat. Vendi yne ka inxhinjera per industrin e naftes dhe gazit te talentuar qe qeveria duhet t'i mobilizoi,t'i fusin ne pune.
Pse ta veme ne pune? Po tigrat e Ballukut? Si do ti marrin 95 mije dollaret ne dite? 160 milione euro energji u ble nga KESH sivjet por tigrat nuk u zgjuan. Na lini rehat. Qeveria qe duam.
TEC-i i Vlorës është një problem korrupsioni më i rëndë se inçeneratorët..... . Mirëpo socialistët , si të zhytur në llum, nuk kanë bythë të kërkojnë këtë katrahurë që u bë në qeverisjen e Berishës..... . Kështuqë në Vorë, nuk ka TEC..... Atje ka një ndërtesë që duhet boshatisur nga disa makineri të kalbura nga ndryshku, dhe të hidhen edhe 100 milion euro për ngritjen e TEC-it me gaz..... . Për 100 milion euro të hedhura në det, nuk mban askush përgjegjësi..... . Dhe kam frikë se edhe 100 milionët e tjerë do të hidhen kot se TEC-i i ri , nuk do të jetë i ri, por me makineri të mbledhura andej këndej dhe nuk do të vihet kurrë në punë.
TECI i Vlorës është një sabotim është një vjedhje gjigante prandaj nuk vihet dot në punë por me çfar vendim qeverie u ndërtua,kush e ndërtoi dhe për një sabotim kaq gjigand si nuk ka filluar një çështje penale....TECI i Vlorës është amortizuar tërësisht dhe nuk mund të vihet në punë sepse nga amortizimi ka rrezik eksplozivi.
Nuk mjaftonte teci vlores qe Qeveria Rama kur erdhi ne pushtet tha se do ta vinte ne pune ,por karaputana e rilindjes Balluku na solli edhe tigrat te cilet s kane punuar asnje dite ,mendoni qira ditore 100euro per tre vjet ,cfare demi i kane sjelle popullit ,po SPAKU cfare ben