Sipërfaqet e tokave të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore në bashkinë e Peqinit janë rritur nga viti në vit. Sipas drejtorit të bujqësisë mbështetja e dhënë fermerëve përmes skemave të subvencioneve ka ndikuar në pasjen e më shumë tokave prodhimtare në të gjithë bashkinë.
Duke qenë se jemi në sezonin e vjeljes së prodhimit , një nga kulturat që po gjen një kultivim të gjërë tek fermerët e Peqinit është pjeshka. Ky vit ka sjellë një rendimet 42% më të lartë të prodhimit dhe aktualisht shitet me çmim të kënaqshëm.
Në Peqin janë aktualisht 2 pika grumbullimi të produkteve bujqësore që i ndihmojnë fermerët me shitjen e prodhimeve.
Sipas drejtorit edhe kërkesat për prodhimet e Peqinit janë të larta nga tregjet për shkak se produktet janë cilësore dhe bio.
Fermerët e Peqinit kanë pasur vazhdimisht mbështetjen nga ana e institucioneve për të zgjeruar sipërfaqet me të mbjella dhe për të rritur rendimentin e prodhimeve.
Ngrini industrine e Perpunimit te Ushqimeve.
Po perqindja e helmeve ne to, sa u rrit?
Qeveri Rama 4 si synim ka helmatisjen e shqiptareve. Nderkohe qe Rama 1,2,3 kishte si qellim ç'popullimin
Record ne prodhim Rekord ne helme dhe Hormone lum ai qe ha nga keto ,do beje shume femije, as do ti ngrihet me ????
sapo doli qe pjeshket e shqiperise ne kroaci dolen me permbajtje te larte te nikelit, nje metal teper i rezikshem per shendetin e njeriut, ja kjo eshte kur çdo gje e derdh ne lume, plehrat dhe mbetjet toksike hidhen ne lume dhe perrenj, , por nena natyre ta kthen mbrapsh heret a vone, dhe ta sjell ne tavolinen e bukes ,
bravo, Po perse shiten kaq shtrejte kendej…