Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhdueshme që nga tremujori i fundit i vitit 2023 deri në tremujorin e dytë të 2025, por nga ana tjetër ato nuk po reflektohen në tregjet e pakicës pasi matjet për inflacionin tregon ë rritje të çmimeve për shumicën grup-mallrave të importit.
Indeksi i Çmimeve të importit, në tremujorin e dytë të vitit 2025, shënoi një ulje me 0,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte -1,0%.
Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2025 ka një ulje prej 0,1%.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 5,3%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 2,2%, “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94,0%, me 0,4 %.
Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 1,2 %, pasuar nga “Përpunimi i produkteve ushqimore” dhe “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 0,9% secili, etj.
Nga ana tjetër, seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,1%.
Krahasuar me tremujorin e parë 2025, çmimet në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënuan ulje me 0,6%, pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,5%, “Industria përpunuese” me 0,04%.
Brenda seksionit “Industria përpunuese”, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 0,5%, pasuar nga “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë”, etj.
Nga ana tjetër, seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,1%./Monitor
Ja edhe mrekullia e kapitalizmit Shqiptar , miti i "TREGTARIT TE NDERSHEM" e verteta e vjedhjes se madhe , dhe poshtersia e nje shteti qe nuk eshte budalla , por rri e shikon shifrat dhe edhe pse e kupton se ketij populli po ia fusin thelle nuk bezan , por ka hipokrizine te kujtohet qe tu rrise pensionin me 100 leke te vjetra ne dite duke ua bere pensionisteve rrugen per ne grope autostrade., 2 mesashe kam E para per gjithe shitesit hajdute te cfardolloji dhe ngjyre ,beni kujdes me makuterine tuaj , Mjaft vodhet Shqiptaret ,Te vjedhesh vellain tend e te shitesh tregtar i ndershem eshte poshtersi dhe hipokrizi e tu vije turp .Dhe mesazhi i dyte shkon per shtetin bashfajtorin e madh e para qe nuk ka bere asgje minimalisht per kompesuar vjedhjen qe na behet perdite ,ne qe marrim sherbime e produkte te pocaqisura jashte standartit , toksike e vrastare qe na e shkurtojne jeten dhe na humbin besimin tek ky vend, sepse shteti nuk mund te tallet duke marre 20 % e TVSH per cdo lloj malli abuziv ne treg dhe te shperndaje si "RRITJE PENSIONESH" 100 leke te vjetra ne dite dhe se dyti qe nuk e NDALON kete lloj vjedhjeje.KA ARDHUR KOHA qe shteti te mendoje per ekonomine e vet SHTETERORE e PUBLIKE, fillimisht ne fushen e sherbimeve dhe te importit te mallrave,e me vone ne sektorin e PRODHIMIT direkt Shteti duhet te ofroje cdo sherbim qe ofron privati dhe cdo artikull qe shet privati.POR KESAJ RRADHE KONSUMATORI e di qe e ka te kontrolluar dhe e merr dhe me lire , VETEM keshtu do te RIVENDOSET REALISHT KONKURENCA, DO TE ndalet ky SPEKULLIM I NDYRE ,Dhe ky krim ekonomik ne dem te popullit shqiptar do te marre fund