
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një konsultim publik me qytetarët kredimarrës, rreth mënyrës se si bankat e nivelit të dytë bëjnë përzgjedhjen se ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021–2025.
Shqetësimet pasojnë një hetim të Autoritetit të Konkurrencës ku rezulton se për kreditë konsumatore, banka Raiffeisen ka lidhur kontratë monopol me Sigal Life, duke e bërë atë të vetmen shoqëri sigurimi ku klientët mund të merrnin policën e detyrueshme.
Autoriteti i Konkurrencës është në një fazë të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë. Qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe konkurrues, ku kredimarrësit të kenë mundësi të zgjedhin lirisht ofertën më të mirë.
Hetimi mbulon periudhën 07.11.2021 deri më 26.03.2025 dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe.
Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre. Në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:
1. Nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;
2. Vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje.
Gjatë periudhës së hetimit janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm pranë Sigal Life, e cila ka përfituar mbi 90% të tregut të sigurimit të jetës për kreditë pranë Raiffeisen Bank. Për rrjedhojë, banka ka arkëtuar të ardhura të konsiderueshme nga komisionet e marra prej kësaj shoqërie.
Në përfundim, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se sjellja e Raiffeisen Bank SHA ka kufizuar zgjedhjet e klientëve dhe ka ndikuar në konkurrencën e tregut.
E njejta situate ndodhe edhe me Kontratat noteriale qe klientet nenshkruajne. Te gjitha keto kontratat noterizohen nga noteret qe dikton Banka duke i mohuar klienteve te dreten te zgjedhin lirisht Noterin . Kjo eshte nje histori 30 vjecare qe asnjehere nuk eshte zjidhur .
Sa shpejt u kujtuat!!!?????????????????????????? Nje vendim arbitrar i RFZ Bank. Une kam marre disa kredi aty dhe kam qene e detyruar ta bej sigurimin e jetes qofte edhe per nje kredi 100 mije deri ne 300 mije Lek. Nuk me lane hapesire qe ta zgjidhja vet por ishte kusht i domosdoshem dhe kur une i laja kredite me shpejt shumen nuk ma kthenin por e kishin kusht kthimi vetem per kredite per shtepi. Uroj te na rimborsohet shuma qe kemi derdhur.
E dashur linda! Përse nuk paraqitesh ne autoritet te besh ankimin tend dhe te ndihmosh hetimin?
Mjaft bëtë gjobëvënësin o gazeta tema. Nuk ka hetim ndaj Raifeisen në veçanti. Pozita e raifeisen është si e gjithë bankave të tjera të nivelit të dytë!! Hetimi është për të tëra bankat (bkt, intesa, tirana, abi, raifeisen etj etj) jo vetëm për raifeisen.
Te gjithe ata qe kane ankesa per bankat e nivelit te dyte ne lidhje me sigurimin qe kane bere per jeten per kredine qe kane marre te shkojne ti thyejne deren Autoritetit! Te shkojne te ankohen! Jo te thone ska shtet. Ja ku e kane shtetin. Duhen fakte. Shkoni ankohuni per cdo banke qe s ju ka lene te zgjidhni vete kompanine e sigurimit
Austriaket moren monopolin finsncjare ne Shqiperi,me ane te nje kosovari,me firme veve grup.Ai vdiq shpejt!?Unika i shiti aksoimet e saj !?Rogner nuk eshte me austriak .Rafajsen banke as dreqi mallkum nuk e di kush asht pronar!?
C lidhje ka kjo qe the me artikullin??! Pastaj, pse pronaret e bankave te tjera i njeh ti?
Mesa di une keto jane banka private dhe vendosin vete per kushtet duke patur parasysh se parate qe merren per kredi jane te tyret dhe njerezve qe nuk u pëlqejnë kriteret e tyre mund te gjejne zgjidhje te tjera.
Etnik e ke gabim. Por nuk eshte detyra jote te njohesh ligjin! Ajo " me sa di une" qe thua ti, ska vlere se nuk eshte halli cfare di ti! Halli eshte qe njerezit duhet te kene te drejte te zgjedhin!
Problemi i vertete eshte qe njerezit ankohen ne heshtje por kur vjen puna te dalin me fakte kur i kerkojne institucionet nuk flasin! As ne rastin e bankave nuk ndihen. Pastaj kerkojne drejtesi. Po ndihmojini institucionet o njerez. Shkoni ankohuni