Të huajt shpenzuan në Shqipëri 2.1 miliardë euro

10 Shtator 2025, 21:00Ekonomia TEMA
Të huajt shpenzuan në Shqipëri 2.1 miliardë euro

Turizmi në Shqipëri për gjysmën e parë të vitit 2025 ka treguar një performancë të mirë, duke reflektuar një rritje të vazhdueshme të interesit të vizitorëve të huaj. Sipas të dhënave, turistët e huaj kanë shpenzuar 1.22 miliardë euro vetëm gjatë tre muajve të dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shpenzimet ishin 1.16 miliardë euro. Kjo rritje përforcon pozitën e Shqipërisë si destinacion turistik i preferuar në rajon dhe tregon një përmirësim të qëndrueshëm të ofertës turistike, duke përfshirë akomodimin, shërbimet dhe atraksionet jashtë sezonit veror.

Nëse i referohemi shifrës për gjysmën parë të vitit, shpenzimet e turistëve të huaj në vendin tonë u vlerësuar në rreth 2.1 miliardë euro. Megjithatë, duhet theksuar se rritja vjetore prej 7.7% është ndjeshëm më e ulët se në vitet e mëparshme.

Nga ana tjetër, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë shënuar gjithashtu një rritje të konsiderueshme, duke arritur në 721.1 milionë euro vetëm për tremujorin e dytë. Përgjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti shpenzimet e shqiptarëve jashtë regjistrohen në 1.3 miliardë euro.

Megjithatë, bilanci neto i turizmit mbetet pozitiv. Diferenca midis shpenzimeve të turistëve të huaj në Shqipëri dhe atyre të shqiptarëve jashtë vendit ka arritur në 502.6 milionë euro për tremujorin e dytë të vitit një nivel rekord që tregon qartë se ekonomia shqiptare përfiton më shumë nga hyrjet e vizitorëve të huaj sesa nga shpenzimet e qytetarëve jashtë vendit. Ky bilanc pozitiv ka një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat kombëtare, duke ndikuar tek bizneset lokale, tregu i punës dhe sektorët shoqërorë që lidhen me turizmin. Për gjysmën e vitit bilanci neto vlerësohet në rreth 800 milionë euro.

Kjo dinamikë, e cila përfaqëson një ekuilibër mes hyrjeve dhe daljeve, tregon se turizmi mbetet një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe një motor i qëndrueshëm i të ardhurave. (Xhorxhina Deda)

6 Komente

  1. i
    irrenarzt

    jooo me jo. Po ku jane se gjithe keto vite qe paskemi bun turistesh duhet te ishte bere ndoinje gje me gjithe keto meleard. Apo e kini fjalen per evro shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Në Italia shkojnë 465 miljonë turistë në vit ( 2024), dhe nuk lavdrohet asnjë qeveri . Në shqiperi numrojne shqiptaret që jetojne jashtë, si turista dhe i shumzojnë për tre. Gjithë jetën gënjeshtra dhe mashtrime

      Përgjigjjuni
    2. .
      .

      Epo qija robt, 2.1 miliard euro byrek, qofte, birre korca me krikell dhe bileta urbani.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dordi

        Po pse 2.1 dhe jo 2.7?!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Këta më quajnë të huaj edhe mua. Erdha për pak ditë dhe e vetmja gjë që pash ishte vjedhje ose më mirë grabitje të të gjithve. Një shishe e vogël uji 2$, dy koka Kola 6$, një picë makine e djegur nga jashtë dhe brumë brenda 10$ etj, etj, dhe faturave nuk i shihej as boja. Për më tepër ato që të shërbejnë janë të vrazhdë sikur t'i kesh ndonjë borxh të vjetër. Për ato pak ditë që isha u skandlizova. Ore Shqiptarët ishin të varfër por mikpritjen dhe edukatën e kishin, kurse tashti, ruajna Zot!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Laura

            2.1 miliarde euro te turisteve te ardhur ( pjesa me e madhe jane si Zoti Shkodran me siper). Keto jane fitime pa taksa. 1.6 miliarde euro jane daljet. Rezultati nuk eshte per tu lavderuar, perkundrazi. Jane shqipot qe prishin me shume jashte. Ku i gjejne? Zoti e di!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje