Qeveria shqiptare ka miratuar grantin e Bashkimit Evropian në vlerën 60.5 milionë euro, për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjete sociale, konfirmon miratimin e grantit evropian, teksa cilëson se kjo linjë hekurudhore është një nyje e rendësishme e “Korridorit VIII” që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Qeveria shqiptare ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, një nyje e rëndësishme kjo e “Koridorit VIII” që lidhe Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke sjellë përfitime civile, ekonomike dhe ushtarake. Investimi kap vlerën e 120.5 mln eurove dhe do mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve.”, shkruan Balluku në rrjete sociale.
Projekti “Infrastruktura hekurudhore e Korridorrit VIII, faza I – Shqipëri”, synon që të bëjë modernizimin e linjës prej 34 km, elektrifikimin, vendosja e standardeve evropiane, si dhe arritja e shpejtësisë deri në 120 km/h.
Ky projekt, vlera totale e së cilës arrin në 120.5 milionë euro, sigurohet prej 60.5 milionë euro grant i BE-së, 30 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve, si dhe 30 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Sa million asht tu pagu Buxhet Pajoll..!?
0 moterqire
Urdho.
Pavarshisht se fondi u vonua nga BE-ja por te ndertosh 30km hekurudhe 10 vjet… turp e katandi der aty sa s’ka
O maskarenj ne vend qe te thoni nje fjale te mire shani me liber shtepie , komentues te poshter kjo eshte ajo qe vete populli shqiptar me kriminelin sali luli shkateruat çdo gje , qeveria po nderton ato qe ju shkateruat , jeni fajtor per grabitjet qe bete .Bravo qeveria per ndryshimet qe po ben .
me thua disa ndryshime, sala ka bere 1001 krime, po ky ska bere ASGJE ne 12 vite Uje ske drita ske rruge ske trena ske pune ske rroga ske spitale ske shkolla ske njerez ske ........ korrupsion dhe evazion ke
vetem 34 km? lol kete e bejne vete banoret e fshatrave brenda vitit...
Hahahaha. Dekar, normal ti je për ti q'i robt kur ha mut për myslimanët, por këtë e ke lënë të fortë. Hahaha