Programi i qeverisë për infrastrukturën, premtohen 700 km asfalt nga veriu në jug

17 Shtator 2025, 19:13Ekonomia TEMA

Qeveria Rama 4 synon që deri në vitin 2029 të ndërtojë 700 kilometra rrugë të reja.Mes akseve që pritet të përfundojnë dhe konsiderohen si projekte madhore është zgjatimi i Korridorit Blu që përfshin segmented Milot-Balldren, Milot-Thumanë, Kashar–Lekaj dhe Lekaj–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar.

Në dokumentin e shkruar, premtohet edhe ndërtimi i segmentit ndëlidhës të Bypass-it të Elbasanit, që bashkon autostradën Tiranë–Durrës me Korridorin VIII në drejtim të Lekajt.

Në jug, qeveria angazhohet të përfundojë Rrugën e Bregut Dhërmi–Sarandë, së bashku me Bypass-in e Sarandës dhe Rrugën e Ksamilit, duke garantuar më shumë lehtësi për zhvillimin e turizmit.

Po ashtu, do të punohet për Unazën e Çajupit, Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq, duke krijuar një lidhje të re funksionale mes jugut të brendshëm dhe rrjetit kombëtar.

Ndërkohë, do të përmbyllet edhe Rruga e Vjosës, Ersekë–Përmet–Tepelenë.

Aksi Berat–Skrapar–Gramsh, do të jetë një tjetër angazhim që do të hapë mundësi të reja turistike dhe ekonomike në Shqipërinë e Mesme. Për të realizuar objektivin 700 km do të shtrohet edhe Rruga e Liqeneve Rrëshen–Burrel dhe Rruga e Maleve, Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz.

8 Komente

  1. L
    Lani

    Bravo

    Përgjigjjuni
    1. D
      DR

      1) Durres - Tirane nuk ekziston! 2) Po Shkodra shkret? Mos me thon deri ne kufi me Malin e Zi mo...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aleksander

        Pune te mbare. Vota jepet atyre qe punojne. Pra Partise Socialiste.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adriatik

          Berat-Skrapar-Gramsh.Enderr apo?.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lesh lesh

            Po Lurën?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              eshte vone o ramazon, do rregullosh ato "autostradat" skiptare njekalimshe per gomere por 1mil turkoskiptare jane larguar kete dekaden e fundit...gjithe ato zona qe keni permendur ska njeri degjon vetem allahin ne xhami duke kenduar ne gjuhen tuaj arape

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tutori i detarit

                Ty te kendon bitha greqisht mbasi te palloi prifti ne emer te ordho-orgjise

                Përgjigjjuni
              2. a
                astrit

                Rruga qafe Poce Korce eshte 43 km dhe ju desh mbi 13 vjet per ta perfunduar po per 700 km rruge do te jete gjalle Edi?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje