Rreziku i varfërisë, si renditet Shqipëria?

23 Dhjetor 2024, 22:25Ekonomia TEMA
Rreziku i varfërisë, si renditet Shqipëria?

Në vitin 2023, rreth 16.2% e popullsisë së BE-së, ose rreth 71.7 milionë njerëz ishin në rrezik të varfërisë, referuar të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”.

Ndërkohë, në Shqipëri, numri i individëve nën këtë kufi u vlerësua në rreth 545,400, një ulje prej 5.4% krahasuar me vitin 2022, kur ky tregues ishte 576,316 individë.

Sipas të dhënave të vitit 2023, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është vlerësuar 19.7%.

Ky tregues vlerësohet 3.5 pikë përqindje më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, por rreth 3 pikë më i ulët se në Letoni dhe Estoni, të cilat kryesojnë Europën me normën më të lartë të rrezikut për të qenë të varfër.

Në Letoni dhe Estoni rreth 22.5% e popullsisë ishin në rrezik të varfërisë, ndërkohë vendet që pasojnë me vlerën më të lartë të varfërisë relative janë Rumania, Turqia, Lituania, Bullgaria dhe Spanja.

Por në cilat vende të Europës njerëzit janë më pak të rrezikuar nga varfëria?

Vlera më e ulët sa i përket treguesit të varfërisë regjistrohet në Çeki me 9.8%, Norvegji me 11.5%, Danimarkë me 11.8% dhe Irlandë me 12%

Ajo që vihet re nga të dhënat e analizuara është ngushtimi i hendekut mes Shqipërisë dhe mesatares europiane, pasi në vitin 2022 diferenca përllogaritej në 4.1 pikë përqindje.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Kush krahason Shqiperine me boten te laj gojen! Shikoni ku eshte katandisur Gjermania, Franca, Italia e Anglia. Lum me kan shqiptar! Aeroport ne Kukes, aeroport ne Vlore, tren nga Koshare e me dron bajraktar drejt Marsit. ======================================================= Te na rruj bithen Elon Musk!...LOL.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje