Rrugët me pagesë, gati shoqëria që do ofrojë shërbimin - Ngrihet Enti Kombëtar i Operimit Rrugor

6 Nëntor 2024, 21:50Ekonomia TEMA
Rrugët me pagesë, gati shoqëria që do ofrojë

Teksa për disa rrugë të reja parashikohet aplikimi i pagesës për kalimin, qeveria ka ngritur Entin Kombëtar të Operimit Rrugor, që do të ofrojë shërbimin. Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë parashikon krijimin e shoqërisë, teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve.

Sipas vendimit, EKORR ka si objekt të veprimtarisë jo vetëm operimin e rrugëve me pagesë, por edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, siç janë vendet e pagesës, prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë, arkëtimin e tarifës, etj.

Po ashtu, kjo shoqëri do të ketë si objekt të punës edhe monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse. Kjo, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe në kontratat përkatëse të koncesionit.

Sipas vendimit, për rrugët me pagesë, të cilat nuk janë në kontrata koncesioni dhe mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, EKORR do të lidhë marrëveshje të veçantë me Autoritetin Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive.

Në marrëveshjen e veçantë, ndër të tjera, parashikohen dispozita për arkëtimin e tarifës dhe të ardhurave të tjera nga operimi i rrugës, si dhe për tarifën që EKORR, përfiton për kryerjen e veprimtarive përkatëse. Kapitali fillestar i shoqërisë do të jetë 50 mln lekë, ndërsa më pas aktiviteti i saj do të financohet nga të ardhurat e veta.

3 Komente

  1. Z
    Zyko

    Po perseritet skema e vjedhjes si ajo e chez-dia. Sapo krijohet Operatori I vjedhjes se radhes.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bela-ja e Ramës!

      Sa t'a bëni se pastaj i fusni një VKM dhe ja jepni privatit, Çetit ose Samirit dmth (me gjasme se e menaxhon më mirë). Dhe pastaj këtyre nuk ju dalin tarifat se do kenë shumë shpenzime e gjithmonë do të kërkohet rritje e çmimeve. Dhe të zbresi tjetri nga Gjermania do dojë zero lekë në Gjermani por 100€ Kroaci, 50-70€ AL, 100 Greqi .... etj Dmth vetëm rrugët do ju duen 1000€ Nordikëve me zbrit... Ooo pika juve me stategjitë e zhvillimit të receptionistes së AMC...!!

      Përgjigjjuni
      1. m
        mirel

        ...dmth mire "pika" strategjive te qeverise shqiptare por "pika" edhe Kroacise bashke me Greqine qe e kane kthyer turizmin ne industrine kryesore te ekonomive te tyre... Pika komentuesve mjerane thuaj.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje