Shifrat e reja: Papunësia bie në 10.2%, Shqipëria me normën më të ulët në rajon pas Serbisë

24 Nëntor 2024, 17:20Ekonomia TEMA
Shifrat e reja: Papunësia bie në 10.2%, Shqipëria me normën

Papunësia ka zbritur në 10.2% këtë vit. Në raport me vitin e kaluar, ajo është ulur 1% dhe në një krahasim disavjeçar, ka pasur tkurrje graduale.

Edhe në krahasim me rajonin, norma e papunësisë rezulton ndër më të ulëtat në rajon, pas Serbisë e cila regjistron një normë nën 10%.

Zhvillimi i ekonomisë në rajon, duket se shfaq prirje të njëjtë në të gjitha shtetet në Ballkanin perëndimor, por kjo mund të mos jetë e vetmja arsye pse ka më shumë vende pune në raport me popullsinë.

Në relacionin e buxhetit të vitit të ardhshëm, thuhet se “në përputhje me përshpejtimin e aktivitetit ekonomik, punësimi mesatar vjetor në Ballkanin Perëndimor u rrit në 2.5%, ndërkohë që edhe pjesëmarrja e fuqisë punëtore pati rritje. Në përgjithësi, normat e papunësisë në rajon mbetën në nivelet më të ulëta historike, por krahasimisht më të larta me vendet e BE-së”.

Pra, përveç rritjes ekonomike, faktor mbetet edhe emigrimi. Me afro 35 mijë vetë qe largohen çdo vit, dhe një pjesë e madhe e tyre janë në moshë pune, niveli i papunësisë bie automatikisht.

3 Komente

  1. A
    Ana

    Po normal qe do te bie. Te pa punet ikin jashte dhe ja ku u ul papunesia. Eshte njesoj psh sikur te pa punet te ikin ne boten tjeter! A ulet papunesia? Po ulet.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Pse nuk thoni vetem fjaline fundit apo i dini shqiptaret budallenj?

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Temja

        Hahahaha…! Edhe pse shqiptarët kanë ikur e po ikin çdo ditë,aq më tepër forcat e afta për punë dhe edhe pse themi se ska forca pune dhe detyrohemi me marr emigrant nga Bangladeshi ,Tajlanda ,apo … ku e di une dhe prap ne kemi 10% të papunë.. Kjo është qeveria ‘e sukseshme’,që ka bojatisur ‘kasollen’ nga jashtë ,por ku nga brënda saj ata antar të familjes që kanë mbetur 10% s’kanë as bukë as zjarr të ngrohen,ku 20% e gjyshërve lëngojnë në fund të kasolles se s’kanë lek as për ilaçe,ku vetëm 10% e tyre përtypin ‘bukën thatë’ se tavolina e ngrënies ‘është e pasrritshme’ për ta,ku vetëm 20% e antarëve të familjes që bëjnë ‘kamarierin’ ,hiqen skur punojnë se i shërbejnë me ‘besnikëri kryefamiljarit’, por duke u ulur dhe ata me radhë në tavolinë,se ‘karriket mungojnë,ku 15% e antarëve ‘hanë nga një kothere’ në këmbë,në koridorin e kasolles,si ‘skllevrit’,ku 14% e antarëve të familjes si ‘shitës bananesh’ ,i thrasin bisnesmen ,që të paktën ulen her pas here në tavolinë dhe hanë nga njëher dhe ‘dy pjata’,por shpesh ama përfundojnë pa bukë të braktisur në ndonjë qoshe të errët të kasolles dhe në fund është ai 1% -shi,i cili ka ndërtuar në mes të kasolles një ‘dining room të qelqtë’ dhe e ke ka shtruar me të gjitha të mirat ,duke i bërë karshillik gjithë pjesës së mësipërme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje