Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur ndërsa paarshikohet të ketë fluks turistësh të huaj gjatë këtij viti.Media e njohur gjermane Deutsche welle I ka kushtuar një artikull atraksioneve turistike në vendin tonë.Në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë të huaj vizituan vendin e vogël ballkanik ndërsa pritet që ky numër të rritet në 15 milionë deri në fund të vitit 2025 – një shifër gati katër herë më e madhe se popullsia e vendit. Për të konkurruar në një rajon të dominuar nga lojtarë të mëdhenj të turizmit, të vendosur prej kohësh, si Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa vetëm çmime të ulëta dhe plazhe piktoreske.
Kjo është arsyeja pse disa hotele po provojnë një qasje të re: duke ofruar përvoja kulturore si vallet popullore dhe degustimet e ushqimeve lokale për të krijuar një lidhje më të thellë midis mysafirëve dhe kulturës locale thuhet në shkrim.Sipas Deutsche welle kjo rritje e fluksit turistik vjen me sfida të mëdha: mungesën e stafit të kualifikuar dhe presionin për të ruajtur autenticitetin. Shqipëria tashmë nukvlerësohet si një destinacion me kosto të ulët, por një konkurrent në rritje. Vetëm në periudhën janar-mars Shqipërinë e kanë vizituar 34 mijë e 405 turistë gjermanë duke pësuar një rritje me 18.7% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë që pritet një numër edhe më i lartë sidomos gajtë sezonit veror.Ndërkohë në total Shqipëria ka pritur në 4 muajt e parë rreth 2.45 milionë shtetas të huaj.
Turistet mire se te vijne, po uje kur do coni ne shtepite e shqiptareve qe ju shker... turistet te 14?!
https://www.thelocal.com/20250621/revealed-where-in-europe-has-the-cleanest-and-dirtiest-swimming-spots Shqiperia ne fund te listes per cilesine e cdo lloj uji o Mero ziu ......korrik gusht bie edhe me shume se eshte high season
Me 2.45 milione per 4 muaj sikur I bie 7.5milion ne vit. Ju garantoj se jam.ne turizem qe ka nje renie drastically te numrit te turisteve. Ndaj le te heqim kete idiotesine e numrave e te perqendrohemi tek cilesia e turistit. Me mire 8milione qe harxhojne 2 miliard euro sesa 12milione qe harxhojne po aq. Ska sens kjo mania qe ne jemi aq te zotet sa rrisim numrat cdo vit. Investimi I Shqiperise ne turizem.eshte qe AKT e ka buxhetin me pak se 1milion Euro e rref gjoksin qe solli 11 milion turiste vjet. Nderkohe kroacia me 22 milion turiste pra me.dyfishin e ka buxhetin e Agjensise Kombetare te Turizmit 52 milione ne vit. A mund ta besojme se jemi aq te zgjuar sa kemi thither gjysmen e turisteve qe ka Kroacia duke shpenzuar 50 fish me.pak? Ku jane more keto gjeni se dua ti takoj? Por ne panaire takoj thjesht te paafte.