Pa kaluar ende viti nga reforma e pagave, qeveria ka bërë gati vendimin e radhës për shtesa mbi pagë për disa pozicione kyçe në administratën shtetërore.
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.
Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.
Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.
Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.
Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm. Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit. Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.
Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.
“Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet? Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.
Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.
Talluni me pensionistët .kategori e vdekur qe s'ju duhet me.sa turp
Derri ia qifte nenat hajduteve te mutit. Cfare premtuan per pensionistet dhe cfare po bejne
Problemi nuk eshte rritja e pagave, problemu eshte te administrata e pa afte dhe korruptive.Eshte i vetmi shtet ne Europe ku per gabimin e bere nga administrata shteterore per eliminim te problemit paguan qytetari. Nje administrate qe nuk ka rendiment nderrohet e as behet fjale per ngritje rroge. Nje administrate e mbushur me patronazhiste e tarafe klanore eshte per rroge e jo per pune.Kadastra eshte kanceri korrupsionit aq sa kur duan te mallkojne ta urojne pac pune me kadastren.Nne punonjes shtetror e fillon diten ne kafe dhe e mbyll duke lare xhepin sa ka vjedhur.
Ne cdo zyre te shtetit te shkosh te presin si legen...femra buzkuq me thonjte te lyer me boje dhe celularin ne vesh.Kulture nen nivelin 0
Ti ke patur fat qe ke pare nje zyre shteti mir apo keq,une nuk kam par nje te tille ne Shqiperi,dhe nje here mu desh te shkoja te noterja ajo duke folur me mua pergjigjej ne tel,ne nje vend ku nuk blen dot nje byrek se futen pa radhe mos prit gje tjeter.
Administrates duhet ti rritet rroga bazuar ne kualifikimet dhe performancen dhe jo apriori. Ne administrate ka paaftesi te madhe. Nje punon (zakonisht qe nuk ka mbeshtetje dhe eshte hallexhi) dhe 3 rrine dhe mbahen me punen qe ben i pari (hallexhiu). Dakort me komentet e mesiperme, qe duhet tu rritet pensioni te gjithe pensionisteve, jo me plane masash 5 vjecare, por me vendime qeverie se sa do te rriten pensionet cdo vit per te arritur objektivin e caktuar ne fund te mandatit qeverises. Ka dy vjet qe nuk behet rritje pensioni sic e parashikon ligji, te pakten ne normen e inflacionit vjetor apo te rritjes se cmimeve te mallrave te shportes. Te gjithe e dijne qe te punesuarit do te paguajne me teper sigurime shoqerore dhe ky fond do te kaloje per fondin e ISSH. Por kur dhe sa do te rriten pensionet kete nuk po e kuptojne dot. Kesaj i thone prit g.... te mbije bar. Kur nje pjese largqofte te kete vdekur. Ata qe punojne kane prinder dhe gjysher dhe do te donin ti shihni ata ne gjendje te mire ekonomike dhe per pasoje edhe shendetesore. Mendoj se Qeveria duhet te reflektoje dhe beje ndryshimet perkatese.