Spartak Ngjela: Rama të rrisë rrogat, ndryshe… Ja si i riktheu Polonia emigrantët në atdhe

26 Dhjetor 2022, 19:10Ekonomia TEMA

Spartak Ngjela: Rama të rrisë rrogat, ndryshe… Ja si i riktheu

Rritja e rrogave do t’i kthejë emigrantët shqiptarë në atdhe thotë avokat Spartak Ngjela. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, zoti Ngjela thotë se rroga minimale duhet të jetë minimalisht 50 mijë lekë. Zoti Ngjela thotë se është një urgjencë rritja e rrogave, përndryshe të gjithë do të ikin. Ndërsa po u rritën rrogat shton Ngjela, do të kthehen të gjithë.

“Rroga minimale është 300 mijë lekë dhe kryeministri nuk bën lëshim. Rrogat duhet të jenë 500 mijë lekë të vjetra minimumi. Rroga minimale e administratës duhet të jetë jo më pak se 1 milionë lekë. Ndryshe do të ikin të gjithë.

Adam Smith thotë puna është mall, dhe mallin unë e shes ku dua unë.

E zëmë se fondi i pagave është 10 miliardë euro. Unë thashë që fondi duhet të shkojë në 20 miliardë euro. Shteti ka rezerva, ia del ta bëjë këtë rritje. Të gjitha këto para do të rrisin konsumin. Rritja e konsumit, na pasuron të gjithëve. Por fondin kryesor e ka shteti me pagat. Kjo quhet pompimi i parasë në treg.

Po ju tregoj rastin e Polonisë. Ikën gati 5 milionë polakë nëpër Evropë sepse rrogat ishin 300 dollarë maksimalja. Kur erdhën reformatorët, i rritën menjëherë rrogat 500 dhe 1000 dollarë.

Po të ndodhë kështu edhe në Shqipëri, edhe emigrantët tanë do të kthehen. Vërtet shqiptarët punojnë jashtë se marrin rroga më të larta, por edhe shpenzimet i kanë gjithashtu më të larta.

Të gjithëve ju intereson të punojnë e qëndrojnë në shtëpinë e tyre, por çmimi i punës i mban larg nga Shqipëria. Rama duhet të ndërhyjë urgjentisht. Nuk ka më kohë!”, u shpreh Ngjela.

19 Komente

  1. s
    sapa

    Edhe 1 miljon ti besh rrogen ata qe perjetuan shtetin e vertete jashte vendit dine te bejne krahasimin dhe zgjedhin te rrine atje duke qene te sigurte se shtet ne shqiperi nuk do behet as per njeqind vjet!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mul Mut Nard Noka

      Sakte ,nuk jane vetem rrogat,Po Drejtesia,Policia,zhurma qe nuk fle dot,pronat ,spitalet dhe arabizimi i vendit.Shqiperia eshte nje Liban ne evrope.Vidh sa te mundesh se nuk te dhimbset vendi i kaurreve,i turqve i katolikeve.Shqiptaret kane ikur me kohe ,ne Shqiperi kane mbetur plehrat,hajdutet,mashtruesit,militantet,pleqte.e ardh ja do jete e ndritur si ne liban

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk ka budallenj sot.

        Djali im specialist i larte ketu merrte 550 mije leke te vjetra rroge ne muaj,ndersa tani ne po ate specialitet ,ne SHBA merr 15 mije dollare ne muaj! Pervec rroges atje jeton si ne parajse,ne lagjet me vila,gjelberim dhe pasterti sterile,larg 600 km nga qyteti me i madh i shtetit,lulishte parqe,plazhe,fusha sportive etj pa fund,pa llogaritur cilesite e larta te cerdheve,kopshteve,shendetesise etj! Jeton si ne parajse atje,ndersa ketu ishte ne ferr! Vjen ketu me pushime cdo dy vjet,shkojme ne ne cdo dy vjet,bile kryejme edhe vizita e analiza falas edhe ne klinika private kundrejt nje siguracioni minimal! E pse do kyhehet djali ketu per nje rroge 1 mije euro,kur atje ka blere edhe shtepine me 2 fuoristrada JEEP? Harrojeni se do kthehet njeri per nacionalizem fallco!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Petrit

          Duhet edhe ju ne shqipri te beheni si shqiptaret e kosoves qe ta duani vendin e juaj edhe pa lek me vjen te qaj kur lexoj kso komente leku leku dhe vetem leku , djali i juaj edhe po te jet me yll ne ball aj do te jet i huaj dhe vetem i huaj asgje me shum . Guri ësht i rënd vetem në vendin e vet .

          Përgjigjjuni
      2. G
        Gjeli

        Shume e drejte po rama eshte pak i trashenga koka

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nasho

          Per mua edhe rrogat,por me kryesorja eshte shteti i se drejtes ketu shteti vepron kunder te varferve.Kalojne ata me makina 100000 evro polici rri gatitur.Paguan siguracionet mer pension pleqerie tallin menderen. Ikni dhe mos ktheni koken pas.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Haku

          Thjesht kan urdhera qe kete vend ta lene te vuaj pa fund... keshtu e duan Shqiperin te varfer e te varur nga fqinjet. Sduan qe Shqiperia te behet. Kaq thjesht... v.k

          Përgjigjjuni
          1. t
            ta bejme Shqiperine si Lalzi

            ore avokat qe parashikon cdo gje,si mund te rriten rrogat kur nuk prodhohet asgje.ne domate e kastraveca nuk mbahet ekonomia,dhe ato pak minerale ja dhane hajduteve komuniste qe po shfrytezojne fuqin puntore si ne mesjete,dhe pak taksa qe mblidhen behen rrush e kumbulla e vidhen.shiko vetem rruget qe nuk mbarojne kurre sa buxhet harxhohet dhe asnje nuk mban pergjegjesi......

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Avokat kjo që thua nuk është asgjë.Djemtë e mi ikën nga Greqia dhe shkuan në Gjermani e Suedi.Në gjermani paguhet 2800 euro dhe në Suedi 3200 eurë.Pa më thuaj si do kthehen në Shqipëri?Pastaj ritje në tym pa prodhuar asgjë sikur nuk bëhet.Kështu bënte Greqia mer kredi dhe rit paga e pensione dhe tanii duhet të kthejë 300 liliard euro...

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ku është problemi këtu?

                Në një vend ku vetëm vidhet e që nuk prodhon asgjë, nuk ofron asgjë, as vende pune. Rritja rrogën sa të dush, të vetmit që do përfitojnë do jenë militantët dhe miqtë e familjarët e pushtetit. Po nuk pati drejtësi e meritokraci, politika do e shkatërrojë ekonominë dhe punëzënien.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erdogan

                  Ky Atdhe o Spartakos Xelis (Ngjela "shqip") eshte i Pirros qe luftoi per Magna Grecian dhe jo tuaji qe jini thjesht Geni-tsaros ish Epirote te turqizuar apo Skiptarizuar. Si mund kryeministri me emer angles Eduart (Edi) te bej ndryshe nga qellimi i krijimit (criate angl) te ketij Pashalleku turk te quajture Albania? Nuk te leshojne (lashate ital) Anglosaksonet tju "pushtojne" Arvanitet. Rrini ashtu sic jini edhe per pak (poco ital) kohe sa te vijne Pakistanezet,Bangladeshasit,Sirianet,Irakianet etj.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Semi

                    Taku po shko shikoo Poloninw cfare nibeli te larte ka...e ku gjyqtari nuk pjerdh per kryeministrin...pra nuk jane vetem pagar por demokracia...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Ska ska ska o Tak Tuk

                      O i rrjedhuri Tak Tuk ketu ska pun ti thu te rriten pagat. Kane ikur ne emigracion se ska pune o Tuk Tak, se qeverisemi prej pederastesh te kortuptuar, grabitesis dhe shkerdhata politik te sojit Rama, Meta, Berisha. Po te kete pune me shumice ka dhe rritje pagash Ty te vje keq per administraten qe eshte103% grabitese e korruktuar dhe jo per shtresat ne nevoje per pensionistet qe kane punu nga 40, 50 vjet e marrin 150, 250 mije leke nga qe ska pune, ska te punesum qe te derdhin konttibute, ska pare. Mos u boj kompetent per gjithçka o Take Tuke..

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Paqesor

                        Keni shume te drejte avokat ne thirrjen qe I beni qeverise dhe kryeministrit Per ti shkuar ketij problemi deri ne fund duhet te degjohet "thirrja" e arkitekteve dhe inxhiniereve te Shqiperise, te cilet jane me te persekutuarit. Po i perfaqesoj vete duke bere thirrjen se pa punen dhe mendjen krijuese te tyre nuk ka rritje page. Me vjen keq avokat, por koleget e tu me ndihmen e dhene pushtetit per hartimin e ligjeve anti treg dhe anti biznes jane shkaktaret kryesore te ketij stanjacioni te gjate. Sistemi antiligjor dhe antidemokratik qe kane mbrojtur ka favorizuar injorancen dhe goditur shkencen tekniken dhe teknologjine aq te domosdoshme per zhvillimin modern te vendit.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bujar Kanapari

                          Nuk po thote avokati te rriten rrogat pa patur rritje te GDP, ose prodhimit. Ky buxhet qe eshte, po te ulet korrupsioni ne nivele te pranueshme, paga minimale prej 500 000 leke te vjetra qe thote avokati, eshte jo vetem e realizueshme, por mund te jete me e larte. Paraja ne Shqiperi eshte perqendruar tek nje grup shume i vogel. Investimet pa kriter dhe korrupsioni galopant, eshte shkaku kryesor qe paga minimale ne Shqiperi vazhdon te jete e ulet. Rritja e pagave duke bere nje shperndarje te drejte te lekut tek te gjitha shtresat, nuk shkakton inflacion, ose rritje cmimesh. Dy jane menyrat per rritjen e pagave. Nepermjet rritjes se prodhimit dhe shperndarjes se parase tek shtresa e thjeshte dhe e mesme, duke reduktuar korrupsionin.

                          Përgjigjjuni
                          1. x
                            xhoxhi

                            Me ritjern e pagave mund të qëndrojnë ata që janë sot atje por ata që kanë ikur këtu e 30 vjet më parë as që bëhet fjalë që të kthehen.Pse.Në greqi ka reth 600 mijë,Itali 60 mijë,Angli 39 mijë e kështu me radhë nëpër botë.Shumë të rinj kanë krijuar familje këtu në Greqi djem martuar me greke,shqiptare të martuara me grekë ka që erdhën familje të reja dhe lindën fëmijë këtu dhe shumë shqiptarë kanë blerë edhe shtëpi kanë dyqane,Fëmijë kanë studiuar këtu gërqisht dhe ndoshta dinë edhe shqip të flasin por nuk dinë të shkruajnë shqip.Atëhere si do kthehen dhe ku do punojnë këta të rinj?Tani për tani askush nuk do kthehet pastaj njerzit do shkojnë të jetojnë atje ku është më mirë...Pra ritja e pagave është për të ardhmen dhe jo për sot...

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pirro

                              RROGAT DUHET TE RRITEN POR DUHET RRITUR KONTROLLI SE SHQIPTARET NUK E DUAN PUNEN PRANDAJ IKIN JASHTE PER TE FITUAR LEHTESISHT ME RRUGE JO LIGJORE. NGA 50.000 SHQIPTARE NE aNGLI - 5000 JANE NE BURG. pERSE NDODH VALLE?

                              Përgjigjjuni
                              1. e
                                emigranti

                                Detyre e shtetit krahas demokratizimit te jetes se vendit nepermjet ligjeve demokratike dhe zbatimit rigoroz te tyre, eshte edhe rishperndarja e te ardhurave. Pa rritje te pagave do te kemi stanjacion ekonomik, ndersa thirrja per fuqi punetore nga vende aziatike me te varfera nga ne do te hape me shume telashe per shtetin tone te dobet.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bobi

                                  Duhet trege. Shqiperia dhe te prodhojne nuk ka ku shet. Jemi te rrethuare nga vende qe jane ne komunitetin evropiane dhe nuk shesim dot azgje se nuk na e lejojne. Shqipria do ligji te fuksjonojne dhe te hapet tregu me be. Dhe te shikoni si kthehen shqiptaret, dhe si rriten rrogat vetvetiu.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje