TEC-et lundruese gati për punë, ERE miraton licencën

30 Dhjetor 2022, 17:44Ekonomia TEMA

TEC-et lundruese gati për punë, ERE miraton licencën

TEC-et lundruese mund të fillojnë të vihen në punë për të prodhuar energji elektrike. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar procedurën që KESH-i të menaxhojë rrymën që do të prodhohet nga dy anijet e vendosura në Vlorë.

Me kapacitetet që kanë dy centralet lundrues, pritet që të mbulojnë 15 përqind të nevojave të konsumit vendas.

Këto dy impiante u sollën në Vlorë këtë vit, pasi qeveria nënshkroi marrëveshjen në muajin mars, nxitur nga kriza që kaloi sektori me rritjen e çmimeve në bursën energjetike.

Ato hasën në kundërshtimin e shoqatave të mjedisit, pasi djegia e naftës bruto, sipas tyre do të shkaktojë ndotje në mjedis, sikundër do të ndikojë në uljen e numrin e turistëve që vizitojnë zonën.

Sipas kontratës, ato do të mbahen me qira nga shteti shqiptar për dy vite, e më pas do të kalojnë në pronësi të KESH-it.  Për këto, TEC-e, të ndërtuara 25 vjet më parë shprehu interes edhe Gjermania, por në fund u vendos që të vinin këtu.

4 Komente

  1. P
    Pa emer

    A nuk e kursenit kete budallekun e fundit per Gjermanine se na hapet barkun , se e bete si me temperaturen e kaldajes ne Zvicer

    1. F
      Filip

      O koqe, nuk janë TEC janë GJENERATORË

      1. R
        Raimond vlonjati

        Po ci duan keto gjeneratore , kur HEC-et jane plot me uje dhe plus qe perpara vjen Pranvera qe ritet prurja e ujerave Keta tani duhet te shesin energji, jo te blejne nga keta gjeneratore , duke harxhuar parate e Taksave te Shqiptareve Nuk ndalet hajduti Edi Rama nga vjedhjet ,, eshte krijese e perbindeshme hajduti C'eshte ky bastard Kryeminsiter qe e ka mendjen vetem per te vjedhur,

      2. B
        Bobi

        Ore ca i bien keto kalbesira ketu keta matrapazet. Me keto leke qe po jepe per keto hekurishte qe kane per te ndotur gjithe gjirin e vlores te investonte shteti ne energji te paster dhe zgjidhej problemi i shqiperise per energji. Jo po i paska kerkuare gjermania dhe ky i gjati jone paska dale me i zoti dhe i paska mare.

        Lini një Përgjigje