Trokasin në fakultete për punëtorë, turizmi po rekruton studentët për sezonin e ri veror

18 Prill 2024, 22:40Ekonomia TEMA
Trokasin në fakultete për punëtorë, turizmi po rekruton

Nga ekonomiku, gjuhët e huaja apo gazetaria, turizmi po josh studentët e degëve të ndryshme të punësohen pjesërisht apo me kohë të plotë në këtë sektor. Për recepsionist, përkthyes, agjent turistik, bizneset po trokasin në dyert e fakulteteve në përpjekje për të gjetur krah pune.

Si Viona Uka apo Pranvera Hysaj, të shumtë janë studentët që profesionin e tyre e shohin më së miri të aplikueshëm në vendet vakante të sektorit të turizmit. Përmes këtij panairi, arritën të siguronin edhe një vend pune.

Bizneset tregojnë se interesi i studentëve që lanë kontakte për t’u punësuar ishte i lartë. Janë vetë profesorët të cilët bëjnë të ditur se më shumë ura lidhëse pritet të krijohen midis universiteteve, por dhe bizneseve private për të punësuar të rinjtë, fizikisht por dhe nëpërmjet platformave online.

Jo vetëm biznese të turizmit, panairet e punës pranë universiteteve po shfrytëzohen nga shumë sektorë për të mbushur hendekun e krijuar. Në mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Punësimit, panairet e punës pritet të shtrihen gjerësisht në fakultetet e vendit.

Lini një Përgjigje