Ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët, çmimi i ri duke filluar nga shkurti

8 Janar 2025, 11:50Ekonomia TEMA
Ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët,

Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë do të ulet në 8.5 lekë për kWh për ata që konsumojnë më pak se 700 kWh në muaj.

Ky vendim është marrë me vendim unanim gjatë mbledhjes së Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike gjatë ditës së sotme, ku u shqyrtua propozimi i qeverisë për uljen e çmimit të energjisë për abonentët familjarë.

Aktualisht çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kWh pa TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lek, kështu që me TVSH do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht.

Kush konsumon më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do të vazhdojë të paguajë 9.5 lekë për çdo kWh që bashkë me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. 

2 Komente

  1. S
    Shaqo

    ...nuk merret vesh ulja: me pak se 800 kw apo me pak se 700 kw?

    Përgjigjjuni
    1. k
      keq e me keq

      Mashtrim elektoral skandaloz dhe TALLJA vazhdon per kete popull injorant dhe naiv.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje