Në vitin 2024 kursi i këmbimit është shoqëruar nga një rënie e thellë e euros dhe një mbiçmim i fortë i lekut. Në muajt e parë të vitit të kaluar, kursi i këmbimit paraqitej disi i qëndrueshëm, por në gjysmën e dytë të vitit filluan të shiheshin shenjat e para të zhvlerësimit të valutave të huaja përkundrejt monedhës vendase.
Sipas statistikave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në 12 gusht është shënuar thyerja e madhe euro-lek. Për herë të parë, monedha evropiane do të binte poshtë nivelit të 100 lekëve, duke vendosur kështu një realitet të ri në tregun e valutave të huaja.
Megjithëse kursi i këmbimit është shoqëruar me ulje-ngritje të herë pas hershme, që prej gushtit, 1 euro ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë. Konkretisht, niveli më i ulët do të regjistrohej në 14 nëntor 2024 ku 1 euro u këmbye me 98.11 lekë.
Rënia e euros ka sjellë pasoja të shumta për ekonominë shqiptare, me bizneset eksportuese që rezultojnë më të dëmtuarat. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor të vitit të kaluar, eksportet janë ulur me 13,9% krahasuar me një vit më parë, ku vetëm eksporti i tekstileve dhe këpucëve pësoi një rënie me 4,8 pikë përqindje. Eksportet e mallrave në vlerë përgjatë periudhës janar-nëntor ranë me rreth 55.7 miliardë lekë.
Industria fasone, por jo vetëm, ka bërë shpeshherë thirrje që qeveria, apo Banka e Shqipërisë, të marrin masa për të minimizuar humbjet e këtij sektori.
Disa biznese kanë shpallur falimentin, ndërsa disa të tjera për të shmangur dëmin e shkaktuar nga zhvlerësimi i euros, kanë bërë shkurtime në numrin e punonjësve të tyre ose kanë ulur ndjeshëm prodhimin për eksport. Kjo goditje ndaj bizneseve eksportuese vjen pasi këto të fundit i kanë të ardhurat në euro, ndërkohë që pagesat duhet t’i bëjnë në lekë.
Nga ana tjetër, edhe familjet që mbulojnë shpenzimet e jetesës nga paratë që sjellin të afërmit e tyre emigrantë, apo individët që kanë kursime në monedhën evropiane, kanë pasur humbje të konsiderueshme.
Në 9 muaj, dërgesat e emigrantëve kanë shënuar një rekord të ri prej gati 772 milionë eurosh. Të gjitha këto para të konvertuara në lek nuk kanë të njëjtën peshë si më parë.
Ndërkohë, viti 2025 duket se ka nisur me një përmirësim të lehtë. Në krahasim me dy ditët e fundit të muajit dhjetor, ku 1 euro këmbehej me 98.14 lekë dhe 98.15 lekë, në 6 janar, monedha evropiane ka shënuar një rritje të vogël, ku 1 euro është këmbyer me 98.23 lekë. (Ledina Elezi)
Ja cfare beri makuteria e shtetit dhe bankes shqiptare, per te vjedhur emigrantet dhe turistet me uljen e shkembimit, solli shkaterrimin e ekonomise shqiptare. Nje ulje prej me shume se 55 miliard leke e eksporteve eshte nje goditje e tmerrshme per ekonomine shqiptare, duke sjele varferimin e vendit, familjeve, bizneseve dhe duke kontribuar ne rritjen e papunesise.
Cilat eksporte mo palle, apo fazat e skllaverise te fasoneve e lende r pasurive shqiptate sic jane metalet e nafta qe ka rene cmimi i tyre ne bote. Nje fuci nafte ishte 125 dollare dot eshte 75 dollare. Mos flisni idiotlleqe.
€urot e drogēs do shpartallojnē ekonominē shqiptare. Ato janē sudja e tē tashmes.
Copa e injorantit. Shkateruan fasonerine, formen moderne te skllaveris, puntor qe paguheshin me 200 dollare ne muaj.
Mire e morem vesh qe ti je i shkolluar. Qe pagat jane te ulta e dime po kjo sdo thote qe duhet te shkaterrohet fare kjo kategori. Pastaj po njr pyetje ja ben vetes? Pse keta njerez punojne atje kur paska kaq shume pune te mira sic thua zotrote? Jo te gjithe punojne ne ministri dhe marrin leke qyl.
I shkolluar the ?! Ata qe gjuhen shqipe e kane mesuar nen terror,neper shtepi e jo ne shkolla,e shkruajne me mire se ky...i shkolluari i gjitheditur.
Mund ta shpjegoi njeri kete fenomen!? Nuk esh leku i droges se ngelet droga drago ju! Lekt e droges kan ikur ne dubai ti pini lengun ju qe si doni,po do pare se perveçse lekt e korupsionit,prape esh fenomen i pa shpjegushem. Mund te jete qe dhe i gjati e uli te ule cmimin. Megjithate shqiptaret e kan ngren e do ta han. Meruni me ata qe shesin ne 1 kg ashash se ata do varur ne sheshin skenderbe,keta qe na vjedhin perdit keta jan fisnik. Jemi popull i prapambetur qe na Turqia. Enveri na afroi na 50 vjet mbrapa,por tani ikem dhe sdihet kur kthehemi prape me ne islla
Forcimi i lekut është lajm i mirë për ekonominë dhe njerëzit. Punë e madhe se po humbasin eksportuesit. Tani qeveria duhet të punojë për uljen e çmimeve duke luftuar monopolet. Dhe po ashtu për pakësimin e borxhit. Qeveria mund të paguajë tani më mirë edhe pensionistët. Sigurisht që vlera e lekut do ulet, por do rritet mirëqënia për një pjesë të rëndësishme të popullsisë. Ndryshe çfarë eksportojnë oligarkët?! Pasuritë kombëtare?! Drurin dhe bimët mjekësore?! Apo mineralet?! Ku ta gjesh që të forcohet leku dhe të pakësohen eksportet.
Ça te komentosh me kta hajna po ju lumt ku ne jemi populli me servil,me qendrim gatitu pa levizur qimen nga ajo ku na kane katandisur,ne kenaqemi kur shohim ose na shohin me pushtetar( maskara) me liçence, ne akema themi shshshsh se mos degjon njeri si kohen e atije larkqoftit, ne behemi avokat ite keqijve,haduteve,krimineleve, duhet te ndalemi qe te mos shkojme dhe me shum ne humneren dhe tepshten qe kemi marre.ne pranojme te na(drejtojne) shtypin duke u bere min,kryettar,drejtor etj.........njeres qe per te pare marin rroge pa qene kurr as nenoj pune ma para, me thoni kush i miraton ndertimet e ndryshme ana cillesore. Ku ka kontroll ku ja ndeshkimet per keto dhe me mijra probkeme qe punimet perseriten ne çdo4 - 5 vjet ose ma para. Prandaj per deri sa po i pranjome e gezofshim. Po çohemi o njerez çohemi qe varim per llape kta qena.
Ça te komentosh me kta hajna po ju lumt ku ne jemi populli me servil,me qendrim gatitu pa levizur qimen nga ajo ku na kane katandisur,ne kenaqemi kur shohim ose na shohin me pushtetar( maskara) me liçence, ne akema themi shshshsh se mos degjon njeri si kohen e atije larkqoftit, ne behemi avokat ite keqijve,haduteve,krimineleve, duhet te ndalemi qe te mos shkojme dhe me shum ne humneren dhe tepshten qe kemi marre.ne pranojme te na(drejtojne) shtypin duke u bere min,kryettar,drejtor etj.........njeres qe per te pare marin rroge pa qene kurr as nenoj pune ma para, me thoni kush i miraton ndertimet e ndryshme ana cillesore. Ku ka kontroll ku ja ndeshkimet per keto dhe me mijra probkeme qe punimet perseriten ne çdo4 - 5 vjet ose ma para. Prandaj per deri sa po i pranjome e gezofshim. Po çohemi o njerez çohemi qe varim per llape kta qena.