“Vora dhe Kavaja bashkitë më problematike” - Mazniku: Situatë e trashëguar, duhet të përmirësojmë mënyrën e hyrjes së të ardhurave

12 Shkurt 2024, 17:47Ekonomia TEMA
“Vora dhe Kavaja bashkitë më problematike” - Mazniku:

Në një intervistë për ABC News, Arbjan Mazniku, ministër për Pushtetin Vendor foli për rritjen e pagave në administratë, duke u ndalur edhe tek situata e financave të bashkive.

Gjatë kësaj interviste Mazniku nënvizoi se po bëhet një analizë më e hollësishme dhe se ka një dakordësi për të mbështetur bashkitë për rritje të pagave.

“Kemi nevojë të stabilizojmë pak edhe mënyrën se si janë të punësuar njerëzit, për të ekuilibruar koston midis të ardhurave që vijnë nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat nga buxheti i tyre. Po bëhet një analizë dhe do ta ndajmë edhe me publikun. Ka një dakordësi për të mbështetur bashkitë për një rritje të pagave”, u shpreh Mazniku.

Gjithashtu gjatë ai theksoi se ndër dy bashkitë më problematike në vend janë Vora dhe Kavaja, për këtë situatë ai shtoi se është një problem që është i trashëguar, por edhe i shtuar në vijimësi. Dhe se për këtë situatë Mazniku u shpreh se duhet të shihen mënyra se si mblidhen paratë, ndërsa u shpreh besimplotë se shumë shpejt edhe këto bashki do të kenë financa të shëndetshme.

“Janë disa bashki që kanë probleme me raportin midis totalit të detyrimeve ndaj palëve të treta dhe totalit të të ardhurave që kanë. Një problem është i trashëguar në kohë dhe një pjesë e problemit është shtuar në vijimësi. Do të ketë një mbështetje me të ardhura për të mbështetur detyrimet e prapambetura që bashkitë kishin.

Do të kemi një pamje të qartë se sa detyrime bashkitë kanë, por do t’i jepet një frymëmarrje shumë bashkive. Vora dhe Kavaja janë dy bashkitë më problematike. Po asistojmë me mekanizma të ndryshme, në mënyrë që të kemi një funksionim më të përgjegjshëm dhe për të dalë nga kjo situata. Kujtojmë se përpara disa vitesh shumë bashki ishin në këtë situatë, por sot është ndryshe pasi kemi vetëm dy bashki dhe besoj se shumë shpejt do t’i nxjerrim nga kjo situatë.

Para reformës administrative 70 % e bashkive ishin në gjendje problematike. Shumë shpesh flasim për mënyrën se si bashkitë i shpenzojnë të ardhurat dhe nuk flasim për mënyrën se si i mbledhin. Pra, mendoj që do të duhet të diskutojmë këtë çështje duke parë edhe se si mblidhen këto para. Bashkitë duhet të tregohen të përgjegjshme dhe fakti që 57-58 bashki ia kanë dalë që të kenë financa të shëndetshme, pasi ka qenë situatë tjetër para 8 vitesh, është një tregues i qartë që këto bashki të kenë financa të shëndetshme. Duhet të përmirësojmë mënyrën e hyrjes së të ardhurave”, tha ndër të tjera ai.

2 Komente

  1. M
    Mjaft G99

    Tarifa infrastructure arsimore dhe pastrimi, me keta taksa kane vjedhur qytetaret ne Shqiperi, sidomos Tirane, Durres. Keto i marrin i cojne ne inceneratoret dhe me pas i kalojne me tendera bizneseve mashtruese (fiktive), ne fund shkojne per ndertim (objektet dhe kullat). Nderkohe maskohen me kredi bankare, ne fund groposen te SPAKU. Pra kush i ka vjedhur 893 MILION EURO??? Masaker te gjithe ju mashtruesa llomotisni nje muaj ne internet ose lulishte pallatesh, neper fusha 30-50 karrige me militant partie si Mazniku me shoket G99

    1. T
      Tori

      Qr ty pasi e degjeneurat tiranen tani kritikoni rrethet. S’dihen ku kane perfunduar dhjetera miliona euro vetem per inceneratorin,m

      Lini një Përgjigje