Zbulimet e mëdha dhe lavdia e “Arit të zi” shqiptar

4 Mars 2023, 21:40Ekonomia TEMA

Zbulimet e mëdha dhe lavdia e “Arit të zi” shqiptar

Emisioni “Money” u fokusua këtë të shtunë në prodhimin e naftës nga shteti shqiptar ndër vite.

Statistikat tregojnë se në 45 vitet e regjimit të drejtuar nga Enver Hoxha, janë prodhuar 49.7 mln tonë naftë. E konvertuar në barrela ose fuci, gjatë periudhës komuniste u mbushën 885 mln të tilla. Pra, vendi ynë prodhoi mesatarisht cdo ditë rreth 54 mijë fuci.

“Inxhineriët shqiptarë treguan që me aftësitë e tyre, lehtësisht të krahasushme me inxhinierët më të mirë të huaj të asaj kohe treguan që në Shqipëri ka vendburime të tjera nafte dhe arriti që të kishte një kapaciitet nxjerrjeje dhe përpunimi që plotësonte lehtësisht nevojat vendase të asaj periudhe kishte edhe një reserve”, deklaron studiuesi Enriko Ceko.

Nevojat vendase asokohe ishin për 300 mijë tonë naftë në vit, sasi kjo që mbulohej lehtësisht në popullatë, ndërsa produkti që nxirrej ishte kryesisht i rëndë dhe rafinohej në uzinat e kohës për t’u përdorur në industrinë vendase ose për t’u dhënë me klering jashtë vendit në këmbim të pajsjeve motorike a materialeve të tjera.

“Kryesisht në vendin tonë, në vendburimet e zbuluara deri më sot kemi naftë të tipeve të ndryshme, por mbizotëron zakonisht nafta e rëndë. Ndërsa nafta e lehtë gjendet në struktura të thella. Nga kjo pikëpamje, ne kemi të gjitha llojet e naftave, nga ato më të lehta tek ato më të rënda.

Nga pikëpamja ekonomike, secila naftë ka rëndësinë e vet. Naftat e lehtat kanë përqindje të lartë oktani që përdoren për karburantet, ndërsa naftat e rënda kanë elementë të tjerë që përdoren gjerësisht në industrinë e naftës dhe petrokimike”, tha pedagogu Luan Nikolla.

Shqipëria ndërtoi 4 uzina për përpunimin e naftës bruto. E para ishte në Kuçovë, qytet i cili nuk mund të identifikohej pa naftën që nga koha e mbretit Zog. Pas saj në vitin 1956 filloi nga puna edhe rafineria e Cerrikut, dhe brenda të njëjtit koncept u ndërtuan uzinat e përpunimit në Fier (1968) dhe në Ballsh (1978).

Stavri Dhima, ekspert për menaxhimin e energjisë deklaron: “Dy të parat janë shkatërruar më shpejt. Së fundi është cmontuar kombinati i Ballshit dhe sot është në punë rafineria e Fierit e cila ka një kapacitet rreth 500 mijë tonë në vit, por përpunon rreth 100 mijë tonë në vit, i cili ka qëllim prodhimin e bitumit, që përdoret qoftë brenda vendin, ashtu edhe për eksport. Pjesa e fraksioneve të lehta, eksportohet si produkt për t’u përpunuar më thellë”.

Epoka e tretë e menaxhimit të naftës nis në vitet 1988-1990 me nevojën për të sjellë në vend kompani të huaja. Edhe pse në një klimë të vështirë besimi, raundi i parë ngjalli interesin e 105 kompanive, 5 prej të cilave morën blloqet detare për eksplorim. Kërkimet në det kushtuan 147 mln dollarë, pa rezultat në prodhim, por me prespektivë për të ardhmen. Pas vitit 1992, u dhanë licenca për dhjetra kompani të huaja, me kontrata koncesionare që mbuluan fillimisht disa blloqe në perëndim, e më pas gjithë territorin e vendit. Megjithatë, në shifra, zbulimi dhe prodhimi tregojnë se lavdia e viteve 70’ nuk është arritur në asnjërin prej viteve të demokracisë.

“Duke bërë një krahasim se si është shfrytëzuar nafta nga viti 1991 deri në 2023 dhe në periudhën 70-90, unë do të thosha që raporti i nxjerrjes është 1 me 3 në favorë të periudhës para viteve 90”, deklaron Enriko Ceko.

Në vitet e para të tranzicionit, industria shqiptare thuajse preku fundin dhe nëse shohim linjat e prodhimit, nga 1 janari 1991 deri në 1 janar 2023 janë prodhuar 315 mln fuci, me një mesatare të përgjithshme ditore për të gjitha vitet, që arrin në 27 mijë fuci. Sot norma e prodhimit është stabilizuar në 20 mijë fuçi.

“Viti më i mirë i 5 viteve të fundit ka qenë gati 1 milion tonë naftë dhe këtu mund të diskutojmë për cilësinë e naftës. Në ato vite me ato rafineri që kishim nxirreshin me dhjetra fraksione të naftës”, shton Ceko.

13 Komente

  1. c
    cuf dabjoni

    Kerkimet ne det jane dhene e realizuar pas vitit 1992...... nuk duhet qe faktet ti japim sipas "partishmerise" ndryshe quhesh mashtrues dhe i pabesueshem

    1. S
      Shqiptari

      Ishte koha kur kishim Shtet , ishte koha kur ishim njerez dhe te ter shqiptaret punuam per shqiperin ,rrespekte per ato koh te lavdishme kur punonim neper vepra me pasion dit nat , sot jemi me rehat se asnjeri nuk punon por shikojm vetem bik bradher .

      1. V
        Vranakonti

        Shqipetari bravo. Vertete,sot nuk punon njeri,por shikojme vetem buk bradherin. Percaktim shume i bukur.

      2. P
        Për korrektësi

        janë prodhuar 49.7 mln tonë naftë. E konvertuar në barrela ose fuci, gjatë periudhës komuniste u mbushën 885 mln të tilla Shifrat e dhëna janë kontradikore sepse :49.7 milion ton, pjestuar me 885 milion fuçi është =56 litra për fuçi ndërkohë që një fuçi naftë ka 159 litra Pra 49.7 milion ton naftë janë të barabarta me 312, 58 milion fuçi

        1. sapa

          Jo nafte te kete shqiperia por edhe minierat e diamanteve me te medha ne bote MUT do ngelet.Kur nuk ka shtet nuk mund te funsjonoje asgje!

          1. A
            Avni Rustemi.

            Pa le po e shajne periudhen para viteve 90. Ore a e kuptoni si po vidhet ky popull apo jo? Vazhdoni ndertojme kaptalizmin me "toke e xanun'', dhe, Europa duke na vjedhur dhe ajo, mbeshtet kete klase politike te degjeneruar, qe vetem e djathte nuk eshte. Thone qe ka ndryshuar sistemi. E besoni kete? Na drejton nje klase hajdute dhe tradhetare e interesave kombetare. Kur do marri fund kjo? Te shpresojme. Shpresa nuk vdes kurre. Organizohu o e djathte reale. Ti je shpresa e ketij kombi.

            1. a
              alphazeta

              Je kontradiktor në ato që shkruan. E djathta reale është në favor të kësaj politike që ndiqet sot. Që bazohet te privatizimi i pasurive kombëtare, te koncesionet dhe tenderat. Pra nga xhveshja e popullit nga çdo lloj pronësie mbi resurset dhe burimet natyrale. Shkurt, e djathta kërkon dhe lufton që nafta, kromi, bakri, uji, toka, nikeli, pyjet etj etj të jenë në duart e privatëve dhe fitimet të përfundojnë në xhepat e tyre. Ndërsa e majta reale kërkon që këto pasuri që u takojnë të gjithëve të shfrytëzohen nga shteti dhe të ardhurat të hyjnë në arkën e përbashkët.

              1. T
                Tava e baltes

                Ju shkruani se si duhet te punojne krahet e politikes por ne fakt ketu te ne nuk kemi te majte ose te djathte por kemi vetem qeveri te udhehequr nga hajdut qe jane vene ne gare se kush vjedh me shume. Ky i fundit po ua kalon te pareve

            2. k
              kodrasadikit

              Shum e quditshme !! Po prodhohet kaq litra,kaq fuqi e marifete tjera kriza po vazhdon e njashtu qmimi i naftes ne vend qe te ishte ma i ulet eshte ma i larti ne EU ,,,Ti hapim syte kush po e vjedh dhe kush po e rjepe kete popull ...

              1. t
                toma

                Greqia kerkon detin tone se ka nafte. Ne shesim gjithcka edhe shpirtin tek te huajt.

                1. G
                  Genti

                  Politikanët hajdutë këto 30 vjetë u pasuruan për vete dhe përveçse rrënuan gjithë sektorët e ekonomisë e lanë vëndin pa gjithë armatën e teknikëve, specialistëve dhe inxhinierëve të arsimuar për disa dekada brenda dhe jashtë vendit. Rënia e sistemit socialist në planin ekonomik rezultoi një katastrofë e vërtetë si në vende pune, ashtu edhe në dëm financiar e sidomos në humbjen e armatës së tërë të punonjësve të gjithë kategorive.

                  1. G
                    Goni

                    Po keta po thone, ne shpirag te beratit, po behemi gati te hame me luge floriri, nga sasia qe eshte gjetur dhe ekspertet nuk ditkan gje

                    1. J
                      Jorgji Hanxhari

                      Sa kollaj paska qene zbulimi i naftes ne Shqiperi: nje ushtarak (apo cfaredo qofte!) dallon se deti paska nje ngjyre te cuditeshme dhe menjehere i vajti mendja se kjo vjen nga nafta qe fshihet ne Drashovice! Dhe, hop, cojne sondat dhe e zbuluan thesarin! Hajde perralla, hajde! Po a e keni idene se cfare shkruani, o njerez! Therritni specialistet qe e kane zbuluar naften dhe qe e kane bere te rrjedhe ne siperfaqe, me dije te thella, me studime te thelluara dhe me shume sakrifica te disa brezave, qe nuk mund te permblidhen me kaq pak fjale! Mos i ulni shkrimet ne nje nivel per te qare hallin, se kaq thjeshte as uji nuk zbulohet e jo me nafta!

                      Lini një Përgjigje