Aktorja indiane Sonal Chauhan, e njohur për rolin e saj në filmin Jannat, ka mbetur e bllokuar në Dubai pas anulimit të papritur të fluturimeve për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme. Situata ka krijuar kaos në aeroportet e rajonit, duke lënë mijëra pasagjerë pa mundësi kthimi në vendet e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Chauhan iu drejtua kryeministrit indian Narendra Modi dhe institucioneve shtetërore duke kërkuar ndihmë dhe udhëzime për një kthim të sigurt në Indi. Ajo deklaroi se anulimi i fluturimeve dhe mbyllja e hapësirës ajrore e kanë lënë pa alternativa udhëtimi.
Postimi i saj u bë shpejt viral, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit. Disa shprehën shqetësim për qytetarët indianë të mbetur në rajon, ndërsa të tjerë sugjeruan që aktorja të kontaktojë drejtpërdrejt ambasadën indiane. Ambasada e Indisë në Abu Dhabi konfirmoi se është në kontakt me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kompanitë ajrore për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar.
Sipas njoftimit zyrtar, situata po monitorohet nga afër dhe po merren masa për asistimin e udhëtarëve të prekur. Ndërkohë, nuk ka ende një njoftim zyrtar për rifillimin e fluturimeve normale, ndërsa aeroporti ndërkombëtar i Dubait vazhdon të përballet me fluks të madh pasagjerësh që presin zhvillimet e radhës.
Dhe perse duhet te jete lajm ne Shqiperi?
Çudi me ty Dea, edhe kur perpiqen të tjerë që t'a kalosh kohën sa më mirë, ti përsëri kundershton. Atëherë hiq dorë nga informimi, mos e lexo gazeten dhe kalo kohën në një mënyrë më të përshtatshme për tipin tënd.
Nje gjinkalle sapo ngordhi ne Kongo. Sa per informim Foni.
Po edhe kjo shushka ka hanger mut arabi, allahalla
Rrofsh gazetar per kete lajm,tani do rri I qete.
Qysh ere' do rrish i qetë ti ??? Mue nuk po m'zen gjumi për kyt goc qi ka ngel n' Arabi !
Do vish me njē terrorist arab qē ta pjellēsh nē Shqipēri, se kemi pak skopidhje tē tilla te selia blu.