Vetëm 16 vjeç dhe tashmë në histori! Owen Cooper thyen rekord në SAG Awards

2 Mars 2026, 15:11Lifestyle TEMA
Vetëm 16 vjeç dhe tashmë në histori! Owen Cooper thyen

Ylli i serialit Adolescence, Owen Cooper, ka bërë histori duke fituar çmimin për Performancën më të Mirë të një Aktori Mashkull në një Film Televiziv ose Mini-Serial në Screen Actors Guild Awards (të njohura më parë si SAG Awards).

Në moshën vetëm 16-vjeçare, Cooper u bë fituesi më i ri individual në historinë e ceremonisë, duke thyer rekordin e mbajtur nga Kate Winslet, e cila kishte fituar në moshën 20-vjeçare për rolin e saj në Sense and Sensibility.

Owen u vlerësua për rolin e tij tronditës si një nxënës 13-vjeçar që vret një shoqe klase në miniserialin “Adolescence”, duke lënë pas edhe aktorë me përvojë si Stephen Graham, i cili në serial luan babain e personazhit të tij.

Për shkak të angazhimeve, Cooper nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles, dhe çmimi u pranua në emër të tij nga Damson Idris.

Talenti i tij është vlerësuar edhe më parë, ai është gjithashtu aktori më i ri mashkull që ka fituar një Primetime Emmy Award për rol mbështetës në një serial të kufizuar, ndërsa xhironte “Adolescence” në moshën vetëm 14-vjeçare.

Pas ceremonisë, Cooper u shpreh se ky çmim ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen e tij, duke e cilësuar si një moment që do ta mbajë mend gjithë jetën.

Lini një Përgjigje