Olivia Dean u kurorëzua si mbretëresha e re e muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar katër çmime në ceremoninë e çmimeve “Brit Awards” në Britaninë e Madhe, mbrëmjen e së shtunës.
Dean sfidoi artistë të tjerë si fituesja e çmimit për artistin më të mirë të repit, Lola Young, artistin më të mirë të repit Dave dhe artistin më të mirë të rokut Sam Fender në kategorinë për artistin më të mirë britanik, për të cilën konkurenca ishte tepër e fortë.
Ajo gjithashtu fitoi çmimin për albumin më të mirë për hitin e saj transatlantik, “The Art of Loving”, si dhe këngën e vitit për bashkëpunimin e saj aktual numër një me Fender, “Rein Me In”.
“Ky album ka të bëjë vetëm me dashurinë dhe dashurinë për njëri-tjetrin në një botë që ndihet pa dashuri”, tha Dean.
Londinezja 26-vjeçare, e cila fitoi edhe çmimin për artistin më të mirë pop, performoi një interpretim elegant të këngës së saj “Man I Need” gjatë këtij eventi, ku performuan edhe Harry Styles, fituesit e çmimit për grupin më të mirë Wolf Alice, ylli i popit Raye dhe Alex Warren.
Fitorja e katërfishtë e Dean riafirmon pozicionin e saj si ylli i ri më i madh i Britanisë, pas suksesit të saj në Grammy muajin e kaluar në Los Angeles, ku ajo fitoi çmimin për artisten më të mirë të re.
Albumi i saj i dytë i qetë dhe me ton xhazi është plot me këngë të paharrueshme rreth rreziqeve dhe gëzimeve të të rënit në dashuri, duke përfshirë këngë si “Man I Need”, “Nice to Each Other” dhe “So Easy (To Fall in Love), të cilat arritën të gjitha në 10 vendet e para, vitin e kaluar.
Stacioni hekurudhor Deansgate i Mançesterit u riemërua “Olivia Deansgate” për disa ditë, në nder të saj.
Brit Awards janë një nga ceremonitë më të rëndësishme muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është zhvilluar për një periudhë 50 vjeçare në Londër, por ndryshe nga tradita e përvitshme, këtë vit u zhvillua në Mançester, në arenën Co-op Live.
Çmimet Brit Awards kanë nderuar yjet më të mëdhenj dhe më të mirë të muzikës pop nga Mbretëria e Bashkuar dhe më gjerë.
Lini një Përgjigje