Bill Gates tregon pse i frikësohet inteligjencës artificiale

9 Maj 2023, 10:31Hi-Tech TEMA

Bill Gates tregon pse i frikësohet inteligjencës artificiale

Bill Gates ka treguar frikën që ka në lidhje me inteligjencën artificiale. Bashkëthemeluesi i Microsoft thekson se kjo teknologji është thelbësore në ndryshimin e jetës sonë, por e tmerron ideja që një “njeri i keq” mund ta përvetësojë.

“Të gjithë kemi frikë se një njeri i keq mund ta bëjë të vetën”, tha Gates në një intervistë për “ABC News”.

Por, nga ana tjetër, Gates nuk është pro ndalimit të zhvillimit të teknologjive të ngjashme me ChatGPT.

“Nëse u thuhet ndal njerëzve të mirë, ndërkohë që të këqinjtë vazhdojnë punën, thjesht po i bëjmë dëm vetes”, shpjegoi Bill Gates, i cili nënvizoi se aq sa të habit për gjërat që bën, inteligjenca artificiale aq edhe të çudit për limitet që ka.

Gjithsesi, sipas Bill Gates, të mirat e inteligjencës artificiale janë më shumë sesa të këqijat.

2 Komente

  1. C
    Celo Mezani

    Çdo teknologji e re qe eshte shpikur ne 100 vitet e fundit prodhon 4 te mira dhe 3 te keqia dhe keshtu njerezimi ka ecur perpara. Tani njerezimi po ndergjegjesohet edhe per ME TE KEQEN E GJITHE TE KEQIAVE, qe eshte shkaterrimi i planetit dhe do i japi drejtim edhe kesaj semundje

    1. t
      taraskoni

      Perse shqetesohet Bill Gate..???!!! Ka me hipokrite person se ky??!!!…. Zor se do te gjesh..

      Lini një Përgjigje