Rrjeti celular One Albania është vlerësuar si më i miri në vend

29 Prill 2023, 11:17Hi-Tech TEMA
Rrjeti celular One Albania është vlerësuar si më i miri

 


Kompania Omnitele vlerëson maksimalisht rrjetin e One Albania për performancën e tij në vend, sipas standardeve për rrjetin celular.

Cilësia e rrjetit celular One Albania është vlerësuar si më e mira në vend. Omnitele, një kompani konsulente e pavarur, e njohur ndërkombëtarisht për rrjetet celulare, ka bërë publike rezultatet.

Këto rezultate ishin të pritshme, pasi One Albania trashëgoi teknologjinë më të mirë dhe më të re celulare të One dhe rrjetet e fibrave optike nga ALBtelecom. Kombinimi i këtyre aseteve dhe investimet e vazhdueshme gjatë muajve të fundit çuan në përmirësimin e kapaciteteve dhe burimeve të rrjetit të kompanisë.

Omnitele, (me një historik të gjatë në përmbushjen estandardeve të pavarura të rrjetit celular përmes matjeve në terren) mati dhe vlerësoi performancën e rrjeteve celulare sa i takon përvojës së shërbimit të perceptuar nga përdoruesi fundor. Kjo metodë pasqyron ndikimin real të kapaciteteve të ofruara nga rrjeti mbi kërkesat e abonentëve për shërbime celulare. Përkëtë standard, One Albania është vlerësuar me pikët më të larta në performancën e rrjetit celular.

Tre janë shtyllat kryesore në të cilat One Albania është testuar, duke marrë pikët më të larta: Përvoja gjatë thirrjeve zanore, përvoja me shërbimet e të dhënave dhe përvoja me aplikacionet. Këta tregues nënkuptojnë që abonentët mund të transmetojnë video, të lundrojnë në ueb, të përdorin aplikacionet e tyre më të preferuara, të shijojnë lojërat në internet dhe të bëjnë telefonata, pa ndonjë vonesë ose ndërprerje në thirrje, me një cilësi superiore të thirrjeve zanore.

“One Albania zotëron sot infrastrukturën më të madhe dhe më të mirë të rrjetit celular në Shqipëri. Ne, si ekip teknik në One Albania jemi entuziastë për rezultatin nga Omnitele, por ky fakt nuk na befasoi. Ne kemi kaluar nëpër një proces kompleks përmirësimesh dhe kombinimesh në rrjetin tonë. Me përkushtimin për t'i siguruar abonentëve tanë një përvojë më të mirë të lundrimit në internet, kemi rritur kapacitetin dhe qarkullimin e internetit me 30%. Rezultatet e tanishme nga kjo mënyrë testimi janë një dëshmi e fortë e këtij realiteti.” – tha Luan Sula, Drejtor i Aksesit të Rrjetit Mobile, në One Albania.

Rrjeti One Albania është i ndërtuar mbi rrjetin celular 4G+,tepër të besueshëm, ashtu edhe mbi infrastrukturën fibër. Nga telefonatat zanore dhe me video tek argëtimi përmes televizorit dhe nga videolojërat në shtëpi te Wi-Fi në zona të largëta, rrjeti One Albania është krijuar për t'i mbajtur abonentët të lidhur me cilësinë më të mirë, me njerëzit dhe me çka duan.

Me prezantimin e markës së re, One Albania njoftoi 30% më shumë  shpejtësi, cilësi më të mirë zëri dhe një përvojë të përmirësuar të përdoruesit të shërbimeve celulare. Rezultatet e ardhura nga testet e Omnitele dëshmuan saktësisht se One Albania mbetet e përkushtuar në përmbushjen e premtimeve të saj.

One Albania është e angazhuar të përmbushë premtimet e saj dhe t'u sigurojë abonentëve performancën më të mirë të rrjetit. Rezultatet nga Omnitele janë provë e transparencës dhe integritetit të kompanisë One ndaj abonentëve të saj.

4 Komente

  1. F
    Futja kot

    O kompani. I pe vete ti apo ti thane. Qe kur me eshte kthyer ne One , sepse e kam pasur albtelekom , jam bere ta nderroj numrin . Sherbim me skandal nuk kam pa. Thirrja e pare shpesh nuk degjohet, duhet ta mbyllesh tel e ti biesh prap. mos them te tjerat . Shkurt ma ka merzit. Kush qe ai kodosh qe ja shiti ketyre sepse ka pas ankesa qe kur ishte vetem e nderroi emer disa here qe te tregonin qe kane permirsuar sherbimin. Futja kot me nje fjale.

    1. v
      vete iliri jam

      Eshte turp shitja dhe blerja e albtelekom nga One Perfundimisht cfare te duan bejne 2 operatoret cel.Por cfare ben shteti ne kete mes.perse i ka braktisur shtetasit e tij.apo pronaret e 2 operatoreve jane vendas hajduter shqipetare.plus sherbimi eshte skandaloz.KUR DO TE MARIN FUND KETO VEPRIME SKANDALOZE NE SHQIPERI!?Sa do mbaje shpina e njerezve te thjeshte ne shqiperi!

    2. E
      Eni

      Treg Monopol kaq....do bejne si te duan

      1. K
        Klienti

        Kompani LESHI qe na beri pershesh mesherbimin e felliqur qe aplikon.Po vazhduat keshtu do ikin gjithe klientet e ju rrofte emri se na qenkeni dhe kompani e pare....yyytttt genjeshtare...

        Lini një Përgjigje