Ndërprerja e kërkimit mbi Inteligjencën Artificiale: A janë njerëzit aq të zgjuar sa të bëjnë gjënë e duhur?

19 Prill 2023, 11:12Hi-Tech TEMA

Ndërprerja e kërkimit mbi Inteligjencën Artificiale: A janë

Nga Pierre Haski

Një kërkesë për një ndalim 6- mujor të kërkimeve mbi Inteligjencën Artificiale (AI), e shpërndarë nga fondacioni Future of Life, mblodhi mbi 1000 firma brenda disa orësh nga inxhinierë dhe disa nga sipërmarrësit kryesorë në fushën e teknologjisë në SHBA.

Në mesin e emrave të shquar përfshihen Elon Musk, kreu i Tesla dhe SpaceX; SteveWozniak, bashkëthemeluesi i Apple; dhe historiani vizionar Yuval Noah Harari. Kërkesa e tyre është e thjeshtë:ata bëjnë thirrje për një moratorium 6-mujor për çdo kërkim të ri mbi mjetet e AI, që shkon përtej asaj që është arritur tashmë nga softueri bisedor si GPT-4, që ka tërhequr një vëmendje shumë madhe.

Nënshkruesit kanë shprehur shqetësimet e kahershme mbi përparimin e shpejtë të AI, i cili ka rënë shumë në sy që nga shfaqja e ChatGPT. Ata po bëjnë thirrje për një pauzë në garën për të krijuar mendje dixhitale të fuqishme, të cilat as krijuesit e tyre nuk mund ta kuptojnë apo kontrollojnë plotësisht.

Prezantimi i fundit i ChatGPT3, në fundin e vitit 2022, i ndjekur nga versioni 4 i vetëm pak ditëve më parë, është një hap i rëndësishëm përpara në aplikimet praktike të Inteligjencës Artificiale. Më parë, AI ishte një temë kryesisht për ekspertët, tani ajo ka hyrë në diskursin e zakonshëm.

Këta ekspertë paralajmërojnë se ne nuk i kemi ende nën kontroll pasojat etike, sociale, ekonomike, politike apo strategjike të kësaj teknologjie, e cila po përparon me shpejtësi dhe në shkallë masive. Përpara se të vazhdojmë të ecim me një shpejtësi kaq të tmerrshme, ata argumentojnë se duhet të gjejmë një moment për të reflektuar dhe për të vendosur një sërë rregullash për të qeverisur zhvillimin e tij.

Natyrisht, mund të sugjerohet se disa nga nënshkruesit – si për shembull Elon Musk – kanë më shumë frikë se mos humbasin në garën e inovacionit të AI. Musk ishte një nga financuesit e parë të Open AI, kompania pas ChatGPT, por ai u tërhoq nga projekti dhe ia la kontrollin Microsoft-it, që është tani është përfituesja kryesore e suksesit të ChatGPT.

Por propozimi ngre ende shqetësime legjitime. Por a është e mundur të bëhet një “pushim” në zhvillimin e AI? Duket e pamundur. Së pari, për shkak të konkurrencës shumë të fortë midis gjigantëve të Silicon Valley dhe në mbarë botën. Në klimën aktuale, a mund të bien dakord SHBA dhe Kina për rregullat për AI, ndërsa Uashingtoni po zhvillon një luftë teknologjike kundër Kinës ?

Po ashtu, ekziston rreziku i armëve autonome, ku AI merr vendime se kë dhe çfarë të synojë.Megjithatë, pyetjet e ngritura ia vlejnë të diskutohen. Para së gjithash, kushdo që ka përdorur ChatGPT e kupton se pavarësisht nga gabimet dhe dështimet e tij, softueri ka potencialin të zëvendësojë disa detyra njerëzore.

Çfarë do të ndodhë me miliona profesionistë që mund të zëvendësojë AI? Një shqetësim tjetër është potenciali që AI të gjenerojë dezinformata. Imazhet e krijuara nga AI, si ajo e fundit e Papës me një xhup firmato gufuar, janë jashtëzakonisht realiste dhe të vështira për tu dalluar nga realiteti.

Ose kur bëhet fjalë për çështjet ushtarake, ekziston gjithashtu rreziku i armëve autonome, ku AI mund të vendosë se kë, çfarë të synojë dhe kur të tërheqë këmbëzën. Qeveria amerikane thotë se ushtria e saj nuk do të zhvillojë armë të tilla, përveç nëse këtë e bëjnëarmiqtë e saj.

Prandaj ka shumë arsye të forta për një pauzë të përkohshme në kërkimin mbi InteligjencënArtificiale. Megjithatë, mbetet për tu parë nëse inteligjenca njerëzore do të arrijë të bëjë një zgjedhje kaq të arsyeshme. 

Worldcrunch” – Bota.al

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Problem do te ishte nese AI fillon te prodhoj Bitcoin!

    Lini një Përgjigje