Njihuni me Fedha, prezantuesen e parë të krijuar nga inteligjenca artificiale

11 Prill 2023, 14:48Hi-Tech TEMA

Njihuni me Fedha, prezantuesen e parë të krijuar nga inteligjenca

Një media kuvajtiane ka krijuar një spikere virtuale lajmesh duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).  “Fedha” bëri debutimin e saj në llogarinë në Twitter të Kuwait News, një degë e Kuwait Times.

Ajo shfaqet si imazhi i një gruaje me flokë ngjyrë të çelur, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë.

Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuwait News, i tha agjencisë së lajmeve AFP se masa testoi potencialin e AI për të ofruar “përmbajtje të re dhe inovative”.

“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja,” tha prezantuesja e krijuar nga AI në arabisht.

Zoti Boftain tha se Fedha mund të ketë një theks kuvajtian dhe të lexojë buletinet e lajmeve në internet.

“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja,” tha ai.

Flokët bjonde dhe sytë me ngjyrë të çelura të prezantueses pasqyrojnë popullsinë e larmishme të Kuvajtit dhe emigrantëve, tha Boftain.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Deep fake ne qdo pikepamje!

    Lini një Përgjigje