Inteligjenca artificiale fiton veti njerëzore! Çfarë rrezikojmë nga ky zhvillim?

8 Prill 2023, 19:10Hi-Tech TEMA

Inteligjenca artificiale fiton veti njerëzore! Çfarë

Geront Taçi, ekspert IT tha në një intervistë për Euronews Albania se inteligjenca artificiale ka nisur t’i afrohet inteligjencës njerëzore, duke e bërë më e përgjithshme.

Ai u shpreh se motori kryesor në rrjetet sociale janë të dhënat, dhe kompanitë e mëdha arrijnë t’i menaxhojnë ato përmes inteligjencës artificiale.

“Kompanitë e mëdha përmes inteligjencës artificiale arrijnë që të menaxhojnë të dhënat dhe nëse ti je interesant për X vend apo kompani këto të dhëna sensitive i kalojnë kësaj kompanie. Motori kryesor janë të dhënat, inteligjenca artificiale po mëson edhe më shumë, puna është në çfarë niveli do lejohet të ndërhyrë në rrjetet sociale. 

Në fillim inteligjenca kishte një qëllim të vetëm, për shembull do parashikoj motin, me kalimin e kohës tendenca është që të bëhet e përgjithshme, të jep mend për matematikën, bën edhe poezi. Problemi është që duke parë kompaninë që ka krijuar ChatGPT, ka filluar të japë shkëndija të përafërta me inteligjencës njerëzore”, tha eksperti.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Natyrisht qe ka veti njerzore si edhe qdo produkt tjeter i njeriut. Njeriu e ka shpikur automobilin, aeroplanin, raketen etj. per mobilitet me te madh te njeriut, por asnje nga ato nuk e ka zevendesuar njeriun, edhe pse e kan tejkaluar njeriun pernga shpejtesia e levizjes.

    Lini një Përgjigje