Ndaloni zhvillimin e inteligjencës artificiale! - Elon Musk ngre alarmin: Rrezik për njerëzimin

30 Mars 2023, 10:49Hi-Tech TEMA

Ndaloni zhvillimin e inteligjencës artificiale! - Elon Musk ngre alarmin:

Ndërsa inteligjenca artificiale po bën përparime të shpejta, një grup ekspertësh bën thirrje për një pauzë. Ata kanë paralajmëruar për efektet negative që mund të ketë ky zhvillim mbi shoqërinë dhe njerëzimin.

Paralajmërimi vjen pas lëshimit në fillim të këtij muaji të GPT-4 (Generative Pre-trained Transformer), një program AI i zhvilluar nga OpenAI me mbështetjen e Microsoft.

"Sistemet e fuqishme të inteligjencës artificiale duhet të zhvillohen vetëm pasi të kemi besim se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e tyre do të jenë të menaxhueshme”, thuhet në letër.

Kush e nënshkroi letrën?

Ndër nënshkruesit e letrës janë emra të mëdhenj si drejtori ekzekutiv i Teslas dhe Twitter, Elon Musk, bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, drejtori ekzekutiv i Stability AI Emad Mostaque, etj.

Letra thotë se "muajt e fundit laboratorët e AI kanë hyrë në një garë që ka dalë jashtë kontrollit për të zhvilluar dhe mendje digjitale gjithnjë e më të fuqishme që askush - madje as krijuesit e tyre - nuk mund t'i kuptojë, parashikojë ose kontrollojë në mënyrë të besueshme."

Një numër liderësh në fushën e teknologjisë kanë nënshkruar një letër në të cilën u bëjnë thirrje zhvilluesve të inteligjencës artificiale të ndalojnë punën e tyre për gjashtë muaj.

Letra paralajmëron për rreziqe të mundshme për shoqërinë dhe njerëzimin ndërkohë që gjigantët e teknologjisë si Google dhe Microsoft janë në garë për të ndërtuar programe të inteligjencës artificiale që mund të mësojnë në mënyrë të pavarur.

"Ne u bëjmë thirrje të gjithë laboratorëve të AI që të ndalojnë menjëherë për të paktën 6 muaj trajnimin e sistemeve të AI më të fuqishme se GPT-4”, shton ai. "Kjo pauzë duhet të jetë publike dhe e verifikueshme dhe të përfshijë të gjithë aktorët kryesorë. Nëse një pauzë e tillë nuk mund të zbatohet shpejt, qeveritë duhet të ndërhyjnë dhe të vendosin një moratorium."

Qeveritë po mendojnë për hapat që mund të ndërmarrin

Letra u organizua nga Instituti jofitimprurës Future of Life – i cili sipas regjistrit të transparencës së BE-së financohet kryesisht nga Musk – dhe ndjek përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për të gjetur se si ta rregullojnë këtë teknologji që po përparon me shpejtësi.

Qeveria britanike publikoi të mërkurën një dokument që jepte një ide për qasjen e saj, por tha se do të "shmangte legjislacionin e ashpër që mund të mbysë inovacionin". Ligjvënësit e BE-së kanë zhvilluat gjithashtu në bisedime në lidhje me nevojën për të vendosur rregulla për AI. BE-ja ka frikë se inteligjenca arftificiale mund të përdoret për të përhapur dezinformata të dëmshme dhe për t'i bërë profesione të tëra të panevojshme.

Elon Musk ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Rrezik për njerëzimin

Një grup i gjerë prej më shumë se 1000 studiuesish përfshirë miliarderin Elon Musk nënshkruan një letër të hapur duke u bërë thirrje laboratorëve të inteligjencës artificiale të ndalojnë menjëherë zhvillimin e sistemeve më të fuqishme se GPT-4 i sapolançuar i OpenAI për të paktën 6 muaj.

Nënshkruesit paralajmërojnë se këto modele të reja të avancuara të AI mund të paraqesin “rreziqe serioze për shoqërinë” nëse lejohen të zhvillohen pa masa mbrojtëse. Nëse kompanitë refuzojnë të ndalojnë zhvillimin, letra thotë se qeveritë do të duhet të vendosin një moratorium të detyrueshëm.

“Fatkeqësisht, ky nivel planifikimi dhe menaxhimi nuk po ndodh, edhe pse në muajt e fundit laboratorët e AI janë bllokuar në një garë të pakontrollueshme për të zhvilluar ‘mendje’ dixhitale gjithnjë e më të fuqishme që askush – madje as krijuesit e tyre – nuk mund t’i kuptojë, parashikojë ose kontrollojë’.

Sistemet e fuqishme të AI duhet të zhvillohen vetëm pasi të kemi besim se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e tyre do të jenë të menaxhueshme”, thuhet në letër.

“Inteligjenca artificiale e avancuar mund të jetë një ndryshim i thellë në historinë e jetës në Tokë dhe duhet të projektohet dhe menaxhohet me kujdes”, thuhet në letrën e lëshuar nga Instituti Future of Life, organizatë që financohet kryesisht nga Fondacioni Musk.

Lini një Përgjigje