Një rregullore që do ta bëjë më të shtrenjtë Internetin

27 Mars 2023, 22:00Hi-Tech TEMA

Një rregullore që do ta bëjë më të shtrenjtë

Carl Gahnberg, drejtor i Politikave të Zhvillimit dhe Kërkimit në Shoqërinë e Internetit ka kritikuar përmes një opinioni rregulloren e re që është propozuar nga Komsioni Europian për telekomunikacionin. 

Thelbi i rregullores qëndron në kërkesën ndaj gjeneruesve më të mëdhenj të trafikut që të investojnë në infrastrukturë si p.sh në atë 5G.

"Kjo premisë është në themel defektoze. Trafiku që emetohet nga prodhuesit e kontentit vjen nga përdoruesit individual që kërkojnë të dhëna dhe janë këta që paguajnë ISP-ë për akses në Internet e që mandej prodhon trafikun. Jo e anasjellta. 

Nëse miratohet këto rregulla do të ishin një fatkeqësi për Internetin siç e njohim, duke minuar rregulloret për neutralitetin e rrjetit, do zhvendosë kostot te përdoruesit  fundorë dhe konsolidojë pozicionin e kompanive të mëdha të teknologjisë duke çuar eventualisht në fragmentarizimin e Internetit", shkruan ai.

Autori i referohet një mendimi të Entit Rregullator Europian për Komunikimet Elektronike që në tetorin e shkuar e cilësoi draftin si të pajustifikueshëm.

"Konceptimi i shkëlqyer i Internetit është që sapo një rrjet lidhet me të, ai është i arritshëm prej çdo përdoruesi apo shërbimi në botë. Kjo është arsyeja pse Interneti u përhap në shkallë globale – një kontratë është e mjaftueshme për të mbërritur të gjitha pjesët pabvarësisht distancës apo gjeografisë. 

Ndaj ideja që prodhuesit e kontentit të kenë një kontratë të posaçme për një rrjet në anën tjetër të botës për të sjellë trafikun është në konflikt të drejtpërdrejtë me vetë thelbin e Internetit. Imagjinoni sikur krijoni një faqe në SHBA, Indi apo Brazil por që përdoruesit europianë për ta aksesuar atë duhet të kenë paraprakisht një kontratë më vete me secilën nga ISP-të", vijon ai.

Kostot e kësaj procedure do të kalohen tek përdoruesit ndërkohë që sipas Gahnberg pasoja kryesore është se ajo afekton Internetin në mënyrë sistemike. Nga ana tjetër propozimi bie ndesh me rolin e BE-së për mbrojtjen e të Dhënave dhe Rregulloret për Aksesin e Hapur në Internet, një hap ky regresiv dhe që do të ndryshojë peizazhin e lidhjes në rrjet siç e njohim.

Lini një Përgjigje