Fotot e rreme të Inteligjencës Artificiale, sfida më e madhe e rrjeteve sociale

15 Prill 2023, 19:40Hi-Tech TEMA

Fotot e rreme të Inteligjencës Artificiale, sfida më e madhe e

Nga Parmy Olson

“Bloomberg”

Të martën një përdorues i njohur Twitter nga Parisi, postoi 3 imazhe të presidentit francez Emanuel Makron duke vrapuar midis policisë dhe protestuesve, i rrethuar nga tymi. Imazhetqë u panë më shumë se 3 milionë herë brenda pak orësh, ishin të rreme.

Por për cilindo që nuk e ndjek zhvillimin e vrullshëm të Inteligjencës Artificiale në fushën e gjenerimit të imazhit, kjo nuk ishte aq e qartë. Duke mos përdorur asnjë tekst shoqërues, disa njerëz besuan se ato pamje ishin të vërteta.

Një kolegu im më tregoi për të paktën dy miq të tij në Londër, të angazhuar në punë të ndryshme, që u tronditën nga fotot dhe menduan se ato ishin realisht nga protestat e dhunshme kundër reformës së pensioneve që janë zhvilluar kësaj jave në Francë.

Madje njëri prej tyre e ndau fotot në një grup chati, përpara se ti thuhej se ishte e rreme.

Rrjetet sociale po përgatiten prej vitesh për këtë moment. Ata kanë paralajmëruar prej kohësh mbi videot e rreme, dhe e dinë se kushdo që zotëron një softuer redaktues mund të manipulojë me imazhin e politikanët, duke i vendosur në foto të rreme shumë të diskutueshme.

Por zhvillimet e bujshme të muajve të fundit në sektorin e gjenerimit të imazhit, të mundësuar nga të ashtuquajturat modele gjeneruese të AI, i vendos në një territor të paprecedentë platformat si Twitter, Facebook dhe TikTok.

Ajo që dikur mund të kërkonte 30 minuta ose 1 orë për tu krijuar një softuer si Photoshop, tani mund të zgjasë rreth 5 minuta ose më pak me një aplikacion si Midjourney (falas për 25 imazhet e para) ose Stable Diffusion (tërësisht falas).

Të dyja këto mjete nuk kanë kufizime në gjenerimin e imazheve të figurave të famshme.

Vitin e kaluar unë përdora Stable Diffusion në një përpjekje për të krijuar fotoDonaldTrump duke luajtur golf me Kim Jung Un të Koresë së Veriut, asnjëra prej të cilave nuk dukej veçanërisht bindëse.

Por 6 muaj që nga ajo kohë, gjeneruesit e imazheve kanë bërë një hap të madha përpara. Versioni i fundit i Midjourney, mund të prodhojë fotografi që janë shumë të vështira për tu dalluar nga realiteti. Personi që kishte bërë postimin e famshëm, ma konfirmoi se grupi i tij kishte përdorur pikërisht “Midjourney për imazhet ku shfaqej Makron.

Kur i pyeta pse nuk e përmendën këtë fakt, më thanë se kushdo mund të bëjë këtë duke e zmadhuar foton, dhe lexuar komentet për të kuptuar që këto imazhe nuk janë reale. Ata qëndruan të patundur në qëndrimin e tyre, edhe kur u thashë se disa njerëz kishin rënë viktimë e këtyre imazheve.

Ne e dimë se këto imazhe nuk janë reale për shkak të shumë defekteve shtuan ata, përpara se të më dërgonin pamjet e zmadhuara të tyre. Kur pyeta për pakicën e njerëzve që nuk arrijnë të shohin detaje të tilla, sidomos në ekranin e vogël të celularit, nuk më dhanë asnjëpërgjigje.

Eliot Higins, bashkëthemeluesi i grupit të gazetarisë investigative Bellingcat, mbajti një qëndrim të ngjashëm kur postoi në Tëiter imazhe të rreme të hënën të arrestimit të DonaldTrump, duke i hedhur poshtë pritshmëritë e përhapura për ndalimin e vërtetë të tij.

Imazhet u panë më shumë se 5 milionë herë dhe poshhtë tyre nuk pati asnjë shënim. Higinstha më pas se ishte ndaluar të përdorte Midjourney. Ndërsa përdoruesit më inteligjentë tëTwitter kanë vënë në dukje duart e shtrembëruara dhe fytyrat e dyshimta të fotove të krijuara nga AI, shumë përdorues të zakonshëm janë ende të prekshëm ndaj këtij lloj falsifikimi.

Tetorin e vitit të kaluar, përdoruesit e WhatsApp në Brazil ranë pre e një vale dezinformatashnë lidhje me integritetin e zgjedhjeve të tyre presidenciale, duke çuar shumë në trazira në mbështetje të ish-presidentit Zhair Bolsonaro. Është shumë më e vështirë të dallosh falsifikimet kur dikush të cilit i beson, sapo ka ndarë një imazh në kulmin e ciklit të lajmeve, në një ekran të vogël.

Dhe si një aplikacion mesazhesh plotësisht i koduar, WhatsApp mund të bëjë pak për të kontrolluar imazhet e rreme që bëhen virale përmes ndarjes së vazhdueshme midis miqve, familjeve dhe grupeve. Higins dhe grupi i tij po përpiqeshin të krijonin një truk, por suksesi i tyre për ti bërë njerëzit të besonin se postimet e tyre ishin reale, ilustron shkallën e një sfide të afërt për mediat sociale dhe më gjerësisht për shoqërinë.

TikTok përditësoi të martën udhëzimet e tij për t’i penguar të mashtrojnë përdoruesit mediat e krijuara nga AI. Rregullorja e Twitter për mediat dixhitale, e përditësuar për herë të fundit në vitin 2020, thotë se përdoruesit nuk duhet të ndajnë imazhe të rreme që mund të mashtrojnë njerëzit.

Kur e pyeta këtë platformë se pse nuk i kishte etiketuar imazhet e rreme të Trump dhe Makron kur u bënë virale, kompania e drejtuar nga Elon Musk u përgjigj me një emoji, përgjigja e re e saj automatike për mediat.

Meta Platforms Inc. deklaroi në vitin 2020 se do të hiqte plotësisht mediat e krijuara nga AI që synojnë të mashtrojnë njerëzit, por kompania nuk kishte hequr asnjë një imazh të arrestimit të Trump të  postuar si lajm të vërtetë nga një përdorues i Facebook të mërkurën.  Kompania nuk iu përgjigj kërkesës time për një koment.

Është e qartë se pasi të popullarizohen aplikacionet gjeneruese të AI si Midjourney dhe ChatGPT , për njerëzit do të bëhet më e vështirë që të dallojnë falsifikimet nga realiteti.Themeluesi i një prej këtyre mjeteve më tha vitin e kaluar se përgjigja për këtë problem ishte e thjeshtë:Duhet të përshtatemi.

Tashmë e gjej veten duke parë foto të vërteta të politikanëve në rrjetet sociale, për gjysmën e të cilave pyes veten nëse janë të rreme apo jo. Mjetet e AI do të bëjnë skeptikë shumë prej nesh. Ndërsa ata që binden më lehtë, mund të nxisin një krizë të re dezinformimit. / Bloomberg – Bota.al

Lini një Përgjigje