“S’më zë gjumi natën,” shefi i Google: Inteligjenca artificiale do kontroll si armët bërthamore

17 Prill 2023, 19:29Hi-Tech TEMA

“S’më zë gjumi natën,” shefi i Google:

Shqetësimet që ka rreth inteligjencës artificiale janë duke e mbajtur shefin ekzekutiv të Google zgjuar natën. Sundar Pichai është shprehur se kjo teknologji mund të rezultojë shumë e dëmshme nëse zhvillohet në mënyrë të gabuar.

Po ashtu, ai bëri thirrje për një kuadër rregullator për inteligjencën artificiale, të ngjashme me atë për kontrollin e armëve bërthamore.

Kreu i Google thekson gjithashtu se konkurrenca në industrinë e teknologjisë mund të lërë mënjanë shqetësimet për çështjet e sigurisë rreth kësaj çështjeje.

Në një intervistë të dhënë për 60 Minutes në CBS, Pichai tha se qeveritë do të duhet të gjejnë korniza globale rregullatore krahas zhvillimit të sistemeve të Inteligjencës Artificiale.

Muajin e kaluar mijëra ekspertë, studiues dhe mbështetës të inteligjencës artificiale, përfshirë Elon Musk, kërkuan një “pauzë” gjashtëmujore në zhvillimin e teknologjisë së fuqishme të Inteligjencës Artificiale.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, zotëron kompaninë e inteligjencës artificiale në Mbretërinë e Bashkuar, DeepMind. Google tashmë ka hedhur në treg një chatbot të inteligjencës artificiale, Bard, në tentativë për t’iu përgjigjur ChatGPT .

Pichai thekson se AI mund të shkaktojë probleme për shkak të potencialit për keqinformim. Kreu i Google ka argumentuar se versioni i teknologjisë së tij të inteligjencës artificiale që tashmë është i disponueshëm për publikun, përmes chatbot-it Bard, është i sigurt.

Ai shtoi se Google është e përgjegjshme dhe nuk do të lëshojë versionet e avancuara të Bard për testim me publikun.

I pyetur nga gazetari i CBS se përse Google hodhi në treg Bard-in kur nuk e kuptonte plotësisht se si funksionon, Pichai u përgjigj: “Më lejo ta them kështu. Unë nuk mendoj se ne kuptojmë plotësisht sesi funksionon mendja e njeriut.”

Pichai pranoi se shoqëria sot nuk duket e gatshme për përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale.

4 Komente

  1. L
    Lesh lesh

    Ik ore sy-pordhe jevg Indie. Deri me sot nuk ka dale ndonje jevg trim.

    1. E
      Emri

      Pse ke ardhur ne kete bote o Lesh leshi? Pse na harxhon ajrin kot? Do kishte qene me mire qe yt ate t'i binte sumes ate nate kur te derdhi

    2. T
      Teper Vone tani

      Djalli eshte tashme kudo ne jeten Private te secilin nga ne qe posedojme Celularin etj

      1. F
        Fisnik

        Në njëfarë mënyre edhe kalkulatorët, llogaritësit, bëjnë pjesë në inteligjencë artificiale. Nga kjo kemi pasë përfitime.

        Lini një Përgjigje