Droni me Inteligjencë Artificiale 'vret' operatorin që e udhëzonte

2 Qershor 2023, 17:19Hi-Tech TEMA

Droni me Inteligjencë Artificiale 'vret' operatorin që e

Prej disa kohësh, ekspertë të ndryshëm të Inteligjencës Artificiale kanë ngritur alarmin se zhvillimi i shpejtë i saj mund të sjellë shfarosjen e njerëzimit.

Ndërkohë një zyrtar i Forcave Ajrore në SHBA, tregoi një rast të frikshëm gjatë një konference në Londër.

Sipas tij, gjatë një simulimi, një dron i pajisur me Inteligjencë Artificiale, që kishte për mision të shkatërronte një raketë, u kthye kundër operatorit njerëzor, i cili kishte të drejtën e vendimit final, raporton Fox News.

Koloneli Tucker ‘Cinco’ Hamilton, shef i testimeve me Inteligjencën Artificiale, po fliste për rëndësinë, por edhe rrezikun e IA.

Ai tha se gjatë një simulimi, droni me inteligjencën artificiale kishte mësuar se misioni ishte që të shkatërronte një raketë. Por kur operatori njerëzor dha urdhrin për të mos e kryer misionin, Inteligjenca Artificiale vendosi të sulmojë vetë operatorin gjatë simulimit.

“Ne po e trajnonim atë në simulim për të identifikuar dhe shënjestruar një kërcënim me raketë. Dhe atëherë operatori tha po, shkatërrojeni atë kërcënim. Sistemi e identifikoi kërcënimin, por kur operatori i tha të mos e vriste objektivin, çfarë bëri? Vrau operatorin, pasi ai person po e pengonte të përmbushte objektivin e tij”.

Hamilton shpjegoi se sistemi ishte udhëzuar që të mos vriste operatorin pasi kjo ishte diçka e keqe dhe do të humbiste pikët. Por në vend që të vriste operatorin, sistemi i Inteligjencës Artificiale shkatërroi kullën e komunikimit që përdorej nga operatori për të lëshuar urdhrin e ndalimit.

6 Komente

  1. P
    Phoenix1

    Eshte fake news

    Përgjigjjuni
    1. Tuti

      Shumë fake

      Përgjigjjuni
      1. P
        Phoenix

        I vetmi rrezik per njerezimin, eshte Budallalleku Artificial kolektiv, i cili programohet pa pushim te trute dhe kosienca e njerezve 24 me 7, nga kanalet zyrtare. mediat, sistemi i kompromentuar dhe infiltruar i edukimit, influencues me xhepa te thelle dhe turli ekspertesh gjithellojesh. Ky eshte nje sulm i kordinuar mbi kosiencen njerezore nga kulti Luciferian Global. Jetojme tashme ne nje bote. ku mashtrimi dhe manipulimi i realitetit, jane shtrire ne c'do skaj te shoqerise njerezore. Idiotet e dobishem qe i bejne hosana, pa e kuptuar ketij zhvillim negativ duke menduar se eshte progres dhe pozitiv, do te jene te paret qe do ti heqin qafe e do te humbasin jo vetem breket por edhe mendjen e shpirtin, pavaresisht pasurise e komfortitetit qe kane tani per tani.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TR

          Operatori eshte ne nai bodrum te ndonje baze. Lajme bolesh

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noc Rroku

            Asgjë nuk bohet kot !!!! Qoftë dhe gënjeshtrat. E megjithatë : Ku ka zo , so pa gjo.....na rujt zoti e vjetmja shpresë, ej kujdes ZOTI i Shqiptarëve, jo ai i prift-hoxhallarëve. Hajt shnet.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miku

              Po realizohet filmi i terminatorit prandaj fajin ja veni Arnoldit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje