Paralajmërimi i ekspertëve: Inteligjenca artificiale mund të çojë deri në zhdukjen e njerëzimit

30 Maj 2023, 22:00Hi-Tech TEMA

Paralajmërimi i ekspertëve: Inteligjenca artificiale mund të

Inteligjenca artificiale mund të çojë deri në zhdukjen e njerëzimit! Ky është paralajmërimi i fortë i ekspertëve, përfshirë krerët e OpenAI dhe Google Deepmind. Sipas tyre, kjo do duhet të jetë një prioritet, e ndërsa ka të tjerë që e shohin si të ekzagjeruar këtë frikë.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në deklaratën e përbashkët, e cila ka gjetur mbështetjen e Sam Altman, shefi ekzekutiv i krijuesit të ChatGPT OpenAI dhe Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic.

Ato kanë ndërtuar një sërë skenarësh të mundshëm që mund të vijë nga Inteligjenca Artificiale.

“Dezinformimi i gjeneruar nga AI mund të destabilizojë shoqërinë dhe të “minojë vendimmarrjen kolektive. Fuqia e AI mund të përqendrohet gjithnjë e më shumë në pak duar, duke u mundësuar “regjimeve të zbatojnë censurën”. Varësi ndaj AI. Të përdoret nga krimi deri në ndërtimin e armëve kimike”, janë këto disa nga skenarët e mundshëm që flasin për një të ardhme jo të mirë.

Megjithatë, shumë ekspertë të tjerë besojnë se frika nga AI që shkatërron njerëzimin është joreale duke theksuar se është një shpërqendrim nga tema kryesore që është besueshmëria ndaj këtyre programeve.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Jan bere shum kandidat per zhdukjen e njerzimit, eshte shum e pakjarte se kush do ta fitoj garen. Para dhjete vitesh shum "eksperta" e paten ngritur zerin se ne pershpejtuesin e grimcave ne Gjeneve mund te krijohet nje vrime e zeze mikroskopike qe mandej mund ta gllaberoj njerzimin, etj!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje