Ekspertja: Digjitalizimi e ka rritur sigurinë, përfitimet që sjell për qytetarët

4 Shkurt 2024, 16:59Hi-Tech TEMA
Ekspertja: Digjitalizimi e ka rritur sigurinë, përfitimet që

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj-Kortoçi ka folur për digjitalizimin e bankave.

Ajo tha se tashmë është rritur siguria në blerjet online dhe mund ta konfirmosh apo anulosh një blerje të bërë gabimisht.

“Do ta analizojmë në dy pjesë, në rastin kur ata depozitojnë paranë e tyre, e kanë më të mbrojtur dhe njëkohësisht kanë një përfitim plus përmes normave të interesit.

Nëse ata do ta përdorin paranë për blerje dhe shitje rrisku është më i vogël, pasi do kesh me vete vetëm një kartë dhe në rastin më të keq, nëse të vjedhin, është e pamundur të realizohet, pasi karta nuk përdoret aq kollaj.

Edhe nëse do kesh numrin që në të tilla raste sistemi bankar si në Itali dhe në Shqipëri, ti në çdo blerje që bën, konfirmon përmes një mesazhi konfirmon, pra e kanë rritur masën e sigurisë”,-tha Teuta Nunaj-Kortoçi në Euronews Albania. 

Lini një Përgjigje