Hakeroi gjigantët e teknologjisë dhe nxorri pamje nga video-loja GTA VI, 18-vjeçari është shqiptar

16 Korrik 2023, 17:30Hi-Tech TEMA

Hakeroi gjigantët e teknologjisë dhe nxorri pamje nga video-loja GTA

Hakeri i cili arriti të depërtojë brenda dhjetra kompanive lidere në teknologji, përfshi edhe “Rockstar Games”, publikuesi i video-lojës së famshme GTA VI, është një 18-vjeçar shqiptar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arion Kurtaj, i cili ishte 17-vjeç në momentin e kryerjes së krimeve kibernetike. Ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.

Por megjithëse shqiptari është duke u gjykuar për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik, ai mund të shpëtojë paq.

Sipas agjencisë mediatike Reuters, i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit, dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Ndaj një juri do të vendosë vetëm nëse është ai që i ka kryer krimet, dhe jo nëse është apo jo fajtor.

Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.

5 Komente

  1. d
    deda

    çe fati që kemi

    1. R
      Raimond Vlonjati

      Po shteti jone ti dergoje nje avokat ta mbroje djalin se ai qenka Adoleshent.plus qe Shteti jone e ka per detyre te kujdeset per cdo shqiptar kudo qe te jete . So Zoti nuk e denojne, por po e denuan Shteti jone te kerkoje qe djali ta beje denimin ne Shqiperi

      1. S
        Shqiptari

        Raimond, djali jeton ne Angli dhe eshte shtetas britanik. Ne krenohemi apo hidherohemi kot.

      2. S
        Shqiptar

        BRAVO i qofte, i lumte djalit, qenka sh i zgjuar.

        1. m
          m3k0r

          keta duhen perdorur ne luften kibernetike kunder vendeve jo-mqesore e jo te denohen. Po te jete me mend Rama keta individe i perdor ne dobi te vendit

          Lini një Përgjigje