
Basti i vendosur nga Mark Zuckerberg me botën virtuale po i kushton shtrenjtë në botën reale.
Pasuria e tij u përgjysmua brenda një viti, duke rënë me 71 miliardë dollarë, shifra më e lartë mes të pasurve.
Bloomberg vlerëson se pasuria neto e shefit të Metas qëndron aktualisht në 55.9 miliardë dollarë, duke u renditur si i 20-ti mes më të pasurve në botë. Ky është niveli më i ulët i Zuckerberg që prej vitit 2014.
Në shtator të vitit të kaluar, pasuria e Zuckerberg arriti majën me 142 miliardë dollarë. Në atë kohë, aksionet e kompanisë së tij kuotoheshin në bursë me 382 dollarë.
Një muaj më vonë, Zuckerberg prezantoi projektin e botës virtuale, Metaverse dhe ndryshoi emrin e kompanisë nga Facebook në Meta. Që prej atij momenti, aksionet e kompanisë kanë pësuar vetëm rënie.
Tregoni qe pasuria e Mark Zuckerberg u pergjysmua dhe i mbeten 70 bilion por nuk tregojne qe americaneve te thjeshte i jane thare pensionet.
Bobo, i gjori, ç'e paska gjetur. Po si ia ben per buke, i lutet babit per ndonje dollar?
Po ti vesh kompanise emirin e Like Metes aty do prefundosh..E kishe mire Facebook or trim.
Injorantët e Temës duan të shkruajnë dhe analizojnë por s'e kanë idenë se nga të fillojnë, dhe kopjojnë kuturu artikuj pa kuptim. Gazetë e mbushur me mediokritet në rastin më të mirë, shyqyr Mero boton 1 herë në muaj ndonjë analizë.