SHBA hedh në gjyq Apple: Po monopolizon tregun e smartfonëve, krijon marrëdhënie varësie me blerësit

21 Mars 2024, 20:51Hi-Tech TEMA
SHBA hedh në gjyq Apple: Po monopolizon tregun e smartfonëve, krijon

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur të enjten në gjyq gjigantin e teknologjisë, Apple duke e akuzuar për monopolizim të tregut dhe për prishje të konkurrencës.

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka akuzuar kompaninë se e ka përdorur fuqinë e saj për të limituar konkurrencën si dhe zgjedhjet që mund të jenë të disponueshme për konsumatorët.

Padia u bë në gjykatën federale të New Jersey.

Ndër të tjera, qeveria amerikane pretendon se kompania përdor një seri taktikash që ndryshojnë vazhdimisht rregullat e lojës “në përpjekje për të limituar inovacionin dhe për t’u bërë pengesë për konkurrentët.

Po ashtu, thuhet se këto masa anti-konkurrencë, janë ndër të tjera duke bllokuar aplikacione, duke marrë masa kundër shërbimeve transmetuese dhe duke limituar "portofolin" digjital të palëve të treta dhe për "zvogëlimin e funksionalitetit" të orëve inteligjente që nuk prodhohen nga kompania.

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland u shpreh se kompania është duke minuar aplikacione, produkte dhe shërbime që në një situatë të ndryshme, do t’i bënte  përdoruesit më pak të varur ndaj iPhone-t dhe mund të reduktonte kostot për konsumatorët dhe zhvilluesit.

Kjo është hera e tretë që në 2009 kur Ministria e Drejtësisë në vend hodhi në gjyq kompaninë. Nga ana e saj, Apple, një prej kompanive më të mëdha në botë për nga kapitalizimi i tregut, i mohon akuzat dhe premton të përballet me palën akuzuese në gjykatë.

Lini një Përgjigje