VIDEO: "Anëtar i ri në operacionet luftarake", Kina tregon qenin robotë me pushkë

29 Maj 2024, 12:06Hi-Tech TEMA
VIDEO: "Anëtar i ri në operacionet luftarake", Kina tregon

Duket si pjesë e një filmi fantashkencë, por jo! Është thjesht përshtatja më e fundit e robotikës për luftën.

Gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake me Kamboxhian, ushtria e Kinës tregoi një qen robot me një pushkë automatike të montuar në shpinë, duke e kthyer në thelb mikun më të mirë (elektronik) të njeriut, në një makinë vrasëse.

"Ai mund të shërbejë si një anëtar i ri në operacionet tona luftarake, duke zëvendësuar anëtarët tanë (njerëzorë) për të kryer zbulimin, për të identifikuar (armikun) dhe për të goditur objektivin", thotë një ushtar i identifikuar si Chen Wei në një video nga transmetuesi shtetëror CCTV.

Videoja dyminutëshe e bërë gjatë stërvitjes Kinë-Kamboxhia "Golden Dragon 2024", tregon gjithashtu qenin robot që ecën, kërcen, shtrihet dhe lëviz mbrapa nën kontrollin e një operatori në distancë.

Lini një Përgjigje