WhatsApp nuk mund të përdoret më në këta celularë, nga viti fillimi i vitit 2025!

4 Dhjetor 2024, 10:00Hi-Tech TEMA
WhatsApp nuk mund të përdoret më në këta celularë,

Një faqe e re po hapet për disa telefona të vjetër ende të përdorur nga një pjesë e popullsisë.

Siç ndodh shpesh, aplikacione si WhatsApp përditësojnë vazhdimisht funksionalitetet e tyre për pajisjet iOS dhe Android.

Fatkeqësisht, kjo nënkupton se disa modele më të vjetra të smartfonëve nuk do të përfshihen më.
Për përdoruesit e këtyre pajisjeve, WhatsApp nuk do të jetë më funksional. Megjithatë, versioni ueb i aplikacionit mbetet ende i përdorshëm.

Një alternativë tjetër është të kopjoni të dhënat dhe të kaloni në një telefon të ri dhe të përditësuar që mbështet versionet më të fundit.

Modelet e prekura nga përditësimet:

Pajisjet me Android:

Samsung: Galaxy S3, Galaxy Note II, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini

HTC: One X, One X+, Desire 500, Desire 601

LG: Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90

Sony: Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V

Motorola: Moto G (gjenerata e parë), Droid Razr HD, Moto E (gjenerata e parë)

Nokia: Lumia 920, Lumia 1020

Huawei: Ascend P6, Ascend Y300

ZTE: ZMAX, Grand X

Pajisjet me iOS:

iPhone 5

iPhone 5c

Një detaj i rëndësishëm: WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në maj 2025 edhe për disa modele pak më të reja të Apple, përfshirë iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Për t’u siguruar që të mos humbisni mesazhet dhe funksionalitetet e aplikacionit, rekomandohet të përditësoni pajisjen tuaj. Shijoni përfitimet e një telefoni të ri dhe mbani ritmin me teknologjinë më të fundit!

4 Komente

  1. H
    Haha

    Më plasi raku l

    Përgjigjjuni
    1. t
      tope tope o papagallo

      drejteshkrimi gabim, shkruhet me plasi kari.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Adi

      Po ku ka me nga kto lloj smartfonesh

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Adi ! Ka . Jo te gjithe kane mundesi si Ti per te blere te FUNDIT.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje