Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë.
Mësohet se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë e më pas ka vrarë veten.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje